LAJMI I FUNDIT:

Ish-sulmuesi i Reds, Collymore: Ky Liverpool nuk do të cilësohet si njëri nga klubet angleze më të mira të të gjitha kohërave

Ish-sulmuesi i Reds, Collymore: Ky Liverpool nuk do të cilësohet si njëri nga klubet angleze më të mira të të gjitha kohërave

Skuadra e Liverpoolit 2019-20 nuk do të mbahet mend si një nga ekipet më të mira angleze në histori ka thënë ish-sulmuesi i Reds, Stan Collymore.

Reds janë vetëm edhe gjashtë pikë larg nga fitimi i titullit të parë në epokën e Ligës Premier, pasi kanë lënë vetëm katër pikë nga 29 ndeshjet e luajtura dhe tashmë kanë një shans të thyejnë rekordin e pikëve të mbledhura për një sezon.


Por, Collymore beson se cilësia e mirë e Jurgen Klopp i bën ata një ekip të shkëlqyeshëm, por ato nuk kanë luajtur kundër kundërshtarëve të një cilësie të krahasueshme.

Superkompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier

“Liverpooli është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ata me siguri do ta kenë titullin e fituar brenda dy ndeshjeve”, ka thënë fillimisht Collymore për Mirror.

“Por, ndërsa unë do të festoj suksesin e ish-klubit tim, unë gjithashtu do të vajtoj se sundimi i tyre nuk është vetëm sepse ekipi i Jurgen Klopp ka qenë aq i mirë, por edhe sepse shumë të tjerë rreth tyre kanë qenë të këqij”.

Stan Collymore duke festuar një gol me fanellën e Liverpoolit

“Dominimi i Liverpoolit nuk është një shenjë se ne po shohim ekipet më të madha ndonjëherë, pasi një vetëm një numër i kufizuar i klubeve janë në gjendje të plotësojnë skuadrat sepse ata kanë buxhetet më të mëdha”.

“Liverpooli ka qenë i jashtëzakonshëm, por a do të cilësohet si njëri nga klubet më të shkëlqyera angleze? Jo, për arsyet e mësipërme nuk do të cilësohet”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
E zëvendësoi yllin e Holandës pas 35 minutave lojë, Koeman zbulon arsyen pse

E zëvendësoi yllin e Holandës pas 35 minutave lojë, Koeman zbulon arsyen pse

Përfaqësueset
Kalo në kategori