LAJMI I FUNDIT:

Reforma zgjedhore në Shqipëri, Engel: Merrni në konsideratë listat e hapura, në 2021 të votojë edhe diaspora

Reforma zgjedhore në Shqipëri, Engel: Merrni në konsideratë listat e hapura, në 2021 të votojë edhe diaspora

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot L. Engel tha se marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri duhet të kthehet në ligj.

Ai tha se ajo përfshin disa hapa pozitivë përpara, por la të kuptohet se ka ende mangësi.

“Ajo përfshin klauzola për depolitizimin e administratës së zgjedhjeve, zgjerimin e transparencës dhe më shumë pavarësi për punonjësit e zgjedhjeve. Çka është më e rëndësishme, do t’i hapë rrugën Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet të kthehet në ligj”, tha ai përmes një deklarate.


Por kongresmeni Engel shton se “parlamenti duhet të marrë në konsideratë të gjithë zërat”.

“Dhe në të ardhmen e afërt të shqyrtojë një masë shtesë në të ardhmen e afërt që të përfshijë lista të hapura dhe t’u jape mundësi shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë në diasporë që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021nga vendi i tyre i rezidencës”, thotë Engel në deklaratë.

Ai i bën thirrje “miqve të tij në Shqipëri, të vazhdojnë të punojnë për reformën zgjedhore, në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me themele të forta dhe me bazë të gjerë”.

Javën që kaloi në Shqipëri, palët politike arritën marrëveshjen për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore.

Por deputetë të opozitës parlamentare kanë thënë se mund të mos miratojnë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

Ata po kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin e emigrantëve. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori