Organizata Joqeveritare “Qendra për Jetë të Pavarur” nga Peja, ka pranuar një ndihmë financiare nga Shoqata Humanitare “Peja” në New York në vlerë prej 13, 200 dollarë.
Kjo ndihmë është dedikuar si mbështetje për aktivitetet e OJQ-së në fjalë, e cila veprimtarinë e vet e ka fokusuar në ndihmë qytetarëve të cilët kanë nevojë, si kurse të gjuhëve, të matematikës, të IT-së dhe aktivitete tjera, si: punë dore, terapi për fëmijët dhe të rriturit me probleme në të folur, për fëmijët me nevoja të veçanta, për femra pa mbështetje familjare dhe aktivitete të tjera.
Shoqata humanitare “Peja’, me seli në New York, e themeluar 20 vjet më parë të vetmin qëllim e ka t’u ndihmojë qytetarëve në Kosovë.
Në vazhdimësi kjo shoqatë ka ndihmuar vendim e origjinës, Kosovën, me pako ushqimore për familjet në nevojë, për personat me probleme shëndetësore, shoqatave joqeveritare, e që padyshim që konsiderohet derë e hapur për dy dekada për familjet në nevojë.
Kryesia dhe anëtarët e Shoqatës humanitare “Peja” në New York, kanë konfirmuar për Telegrafin, angazhimin e tyre të pafund, për të ndihmuar qytetarët e Republikës së Kosovës, aty ku paraqitet më së shumti nevoja.
Drejtoresha ekskluzive e OJQ-së, “Qendra për Jetë të Pavarur”, Fitore Cena Haxhihasani, tha për Telegrafin se ka mirëpritur këtë ndihmë financiare nga Shoqata humanitare “Peja”, në New York, ndihmë kjo, e cila sipas saj, do të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme.
“Kjo ndihmë do shfrytëzohet për aktivitetet e organizatës, transport ushqimi, higjienë, material shkollor dhe didaktik, dhe përmes këtyre materialeve zhvillohen aktivitete për një jetë më të mirë dhe pavarësimin e tyre për jetë. Për momentin jemi duke i ofruar shërbimet nëpër shtëpi, deri në qetësimin e situatës, nga pandemia Covid-19, e që shpresojmë se nuk kemi raste tjera të reja, e të fillojmë me 1 korrik punën me shërbime brenda organizatës”, tha Fitore Cena Haxhihasani.
Organizata në fjalë është themeluar menjëherë pas luftës në shtator të vitit 1999 me iniciativën e shtetit të Italisë, një organizatë jo qeveritare me seli në Romë “Comunita Inetrnazionale di Capodarco”.
“Në fillim, kemi vepruar me aktivitete në spitalin regjional të Pejës në repartin e Fizioterapisë deri në vitin 2001, ku pastaj u transferuam në shkollën Speciale për të Verbër, dhe aty vepruam deri ne vitin 2009, e në fund u transferuam në Vitomiricë, në objektin tonë të ndërtuar nga KFORI Italian, dhe në tokën e dhuruar nga Komuna e Pejës”, tha ajo për Telegrafin.
Cena Haxhihasani, ka veçuar se organizata që ajo drejton dallon shumë nga të tjerat, pasi që siç tha ajo, është e vetmja organizatë jo vetëm në qytetin e Pejës, por në tërë Kosovën, që ofron shërbime ditore 5 ditë të javës, pra nga e hëna deri të premten nga ora 8:30 deri 16:00./ Lumturije BEKAJ/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Stano: Për largimin e masave vendosin shtetet anëtare të BE-së, jo politikanët e Kosovës
Zhvilluan gara në rrugën Gjilan-Kamenicë, policia ua ndalon vozitjen për një vit dy shoferëve
Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij, shqiptarët në RMV po jetojnë ditët më të mira
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit