LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet më efikase për shkrirjen e shtresave yndyrore: Ky trening do t’ju bëjë si top-modele për një muaj!

Ushtrimet më efikase për shkrirjen e shtresave yndyrore: Ky trening do t’ju bëjë si top-modele për një muaj!

Është ngrohtë dhe momenti i duhur që trupin ta sjellim në top-formë

Koha e bukur është para nesh. Pra, edhe pse sivjet, ndoshta nuk do të kënaqemi në plazhet e detit, kjo nuk do të thotë që trupin tonë ta lëmë anash. Kjo verë është e rezervuar për pishina dhe banja në gjithë vendin.

Ka mbetur edhe pak kohë para se të veshim rrobat e banjës, mirëpo me këto ushtrime për një kohë shumë të shkurtër do të arrini ta digjini atë tepricë kilogramësh, transmeton Telegrafi.


Nëse do të jeni të qëndrueshëm dhe të mos kapërceni asnjë trening është mundshme t’i eliminoni edhe deri në pesë kilogramë për një muaj.

Ky trening i bazuar në programin kardio dhe me rregullim të ushqimit jep rezultate të mrekullueshme.

Nga pajisjet shtesë nuk ju duhet absolutisht asgjë, vetëm pak vullnet i mirë, disiplinë dhe muzikë e mirë.

Instruktorët rekomandojnë që këto ushtrime të bëhen 3 herë në javë dhe janë të sigurt që rezultatet nuk do të mungojnë.

Në video-xhirim gjendet i gjithë treningu: Filloni ushtrimet dhe për një muaj do të jeni të befasuar kur ta shikoni veten në pasqyrë.

/Telegrafi/