LAJMI I FUNDIT:

Murati: Lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja e NATO-s janë procese komplementare në aktin përfundimtar të çlirimit të Kosovës

Murati: Lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja e NATO-s janë procese komplementare në aktin përfundimtar të çlirimit të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja e NATO-s janë procese komplementare në aktin përfundimtar të çlirimit të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati thotë se sa herë kujtohet përvjetori i çlirimit të Kosovës ndizet një debat artificial se kush është meritor për lirinë e saj: ne apo të huajt, UÇK apo NATO?


“Unë jam i bindur se çdo analizë objektive e jep vetëm një përgjigje: shqiptarët e pushtuar nga Serbia dhe më pas Jugosllavia, prej vitit 1912 asnjëherë nuk i ndalën përpjekjet për liri. Herë me rezistencë paqësore, herë me kryengritje të armatosur. Herë me organizime ilegale, herë me ato legale”, ka thënë ai.

Postimi i plotë

Lufta e UÇK-së dhe ndërhyrja e NATO-s janë procese komplementare në aktin përfundimtar të çlirimit të Kosovës

Sa herë kemi përvjetorin e çlirimit të Kosovës ndizet një debat artificial se kush është meritor për lirinë e saj: ne apo të huajt, UÇK apo NATO? Unë jam i bindur se çdo analizë objektive e jep vetëm një përgjigje: shqiptarët e pushtuar nga Serbia dhe më pas Jugosllavia, prej vitit 1912 asnjëherë nuk i ndalën përpjekjet për liri. Herë me rezistencë paqësore, herë me kryengritje të armatosur. Herë me organizime ilegale, herë me ato legale.

Në këto dekada të gjata pushtimi i kemi shfrytëzuar edhe hapësirat e krijuara herë pas herë për emancipim shoqëror, kulturor e zhvillim ekonomik. Ama asnjëherë nuk u dorëzuam dhe mbetëm shqiptarë duke i rezistuar të gjitha përpjekjet për dëbim, nënshtrim e asimilim. Kjo rezistencë kulmoi me kryengritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe reagimin e egër të pushtetit shovinist serb kundër kërkesave tona për liri përmes shkeljes së të gjitha rregullave të luftës e duke bërë krime kundër njerëzimit. Kjo rezistencë e pandalshme për gati 86 vite si dhe krimet e masakrat e pushtetit të Millosheviqit na krijoi mundësitë që edhe të bëjmë aleatë fuqitë më të mëdha të botës demokratike, të cilat në fund ndërhynë në funksion të lirisë së Kosovë.

Kjo liri u kurorëzua më vonë me pavarësinë e vendit. Kështu që përgjigja në këtë dilemë është se liria e Kosovës në procesin e gjatë historik është meritë e popullit shqiptar, ndërsa akti i çlirimit është produkt i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s, ndërhyrje e cila përfundimisht dëboi forcat e pushtuesit serb prej Kosovës. Në këtë drejtim unë këto dy procese nuk i shoh kontradiktore, por i shoh komplementare. Mos të krijojmë debat artificial, duke bartur mbi supe inate e kaprice të vjetra politike, e hatër-mbetje për ndodhitë e pasluftës, por këtë ditë bashkërisht të nderojmë të rënët tonë në luftën për liri dhe të nderojmë aleatët tanë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Italinë e të tjerët të cilët në momentet vendimtare ishin përkrah Kosovës dhe popullit shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori