LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Ne jemi popull kryengritës dhe këmbëngulës që nuk heq dorë nga liria e tij

Aliu: Ne jemi popull kryengritës dhe këmbëngulës që nuk heq dorë nga liria e tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu gjatë manifestimit në 15-vjetorin e formimit të Lëvizjes kujtoi përvjetorët e parë të organizuar në zyrat e LVV-së, duke shtuar se tashmë janë shumëfishuar dhe gati gjysma e popullit është me ta.

“Me përvjetorë të tillë plotë kujtesë, jemi shumëfishuar, e tash nuk po na zë sheshi. Tani që jemi të parët e gati gjysma e popullit, tani nuk po na zë sheshi”, tha Aliu.


Ai tha se si popull kryengritës, nuk kanë hequr dorë nga liria dhe se e kanë bërë Lëvizjen Vetëvendosje, si vazhdimësi e asaj që është bërë para tyre, gjatë luftës.

“Ne jemi popull kryengritës dhe këmbëngulës që nuk heq dorë nga liria e tij. Kjo ditë shënon 15 vjetorin e LVV-së, që nuk është gjë tjetër por një vazhdim i kësaj përpjekjeje për liri. Para 15 vitesh krijuam Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se ne thamë që nuk u kry, Vetëvendosje derisa vendoi të çlirohet”, tha Aliu.

Duke folur për aktivistët, ai tha se janë të shumë e të palodhshëm, duke shtuar se aktivistët që në fillim të punës e kishin të qartë se duhet të ishin bashkë, kishin dashuri për qytetarët e shokët e shoqet e Lëvizjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori