LAJMI I FUNDIT:

Të dielën mbyllet një segment në autostradën “Arbën Xhaferi”

Të dielën mbyllet një segment në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një segment në autostradën “Arbën Xhaferi” të dielën do të mbyllet për qarkullim nga ora 08:00 deri në ora 17:00.

Kjo për shkak të punimeve në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyçja Doganaj -Hani i Elezit.

Ky është njoftimi i MI-së:


Njoftojmë se më 14 qershor 2020 (e diel), do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyçja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyçja Doganaj -Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostradës R6 “Arbën Xhaferi”. Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.

Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të autostradës, nga ora 08:00 – 17:00.

Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.​ /Telegrafi/