Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-deputetit nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Fisnik Ismaili.
Ismaili akuzohet se më 30 nëntor 2015, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismajli, nuk është arritur të vërtetohet se i akuzuari Fisnik Ismaili është kryes i kësaj vepre penale.Pala e pakënaqur, sipas kryetarit të trupit gjykues, ka të drejtë që brenda afatit prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit, të ushtroj ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ndryshe, fjala përfundimtare lidhur me këtë rast ishte dhënë më 12 mars 2020.Gjatë administrimit të provave, prokurori Ilaz Beqiri ishte tërhequr nga ndjekja penale për pikën 1 të aktakuzës “pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërkaq në fjalën përfundimtare kishte kërkuar që Ismaili për pikën 2 të aktakuzës “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Ai në fjalën përfundimtare kishte deklaruar se, nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor, ishte vërtetuar se Ismaili me rastin e kontrollimit nga ana e Policisë së Kosovës, në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në këpucët e tij ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola të gazit, të cilat sipas prokurorit, ai i kishte mbajtur pa autorizim dhe me qellim që t’i fusë në seancë, për tu përdorur nga ai ose kolegët e tij.
Kjo gjendje faktike sipas prokurorit, vërtetohej edhe nga vërtetimi mbi marrjen e sendeve, por kishe thënë se Ismaili, me qellim të shmangies nga përgjegjësia penale, kishte refuzuar që ta nënshkruajë atë vërtetim. Për dallim nga prokurori Beqiri, mbrojtësi i të akuzuarit Ismaili, avokati Betim Shala kishte kërkuar që Ismaili të lirohet nga akuza.Ai në fjalën e tij përfundimtare kishte deklaruar se prokuroria, për të dëshmuar kryerjen e veprës penale, kishte prezantuar vetëm një vërtetim mbi marrjen e përkohshme te gjësendeve, që sipas tij, prokuroria as nuk kishte kërkuar që kjo masë e përkohshme të shndërrohet në masë të përhershme dhe të konfiskohen armët.
“Prokurori para supozoi se qëllimet e mia kanë qenë me hudhë gaz lotsjellës në sallën e kuvendit të Kosovës pa asnjë paramendim, duke marrë parasysh se unë me asnjë rast të vetëm nuk kam hudhur ve, gaz lotsjellës, guri në protestë apo çfarëdo lloj mjeti”, kishte thënë në fjalën përfundimtare i akuzuari Ismaili. Ndryshe, sipas aktakuzës së 5 janarit 2015, ai dyshohet se më 30 nëntor 2015 në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë një kontrolli nga ana e policisë, tek i pandehuri ishin gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës, të cilët i kishte fshehur në këpucët e tij, me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa për piken 2 të aktakuzës, për të cilën prokurori është tërhequr nga ndjekja penale, ai dyshohej se më 17 nëntor 2015, në dalje të Kuvendit të Kosovës, i kishte penguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Isuf Xhemajlin, Mehdi Kozhanin, Rifat Gashin, Ali Berishën dhe Faik Krasniqin në kryerjen e detyrave zyrtare.
Sipas kësaj aktakuze, në momentin kur policët kishin tentuar që ta ndalin dhe ta shoqërojnë në polici deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i akuzuari Ismaili afrohet me deputetet e tjerë në mes dhe pamundëson shoqërimin e tij në polici.Tashmë, Ismaili po ngarkohet vetëm për përdorim të gazit lotsjellës. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos