LAJMI I FUNDIT:

Hoti thotë se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë ai, fton opozitën t’i bashkohet procesit

Hoti thotë se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë ai, fton opozitën t’i bashkohet procesit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë sot se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë Qeveria e Kosovës, ndërsa tha se integriteti territorial është i padiskutueshëm.

Ai në një prezantim të platformës së dialogut me Serbinë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Dialogun e udhëheqë kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese…Kam dërguar ftesë edhe tek opozita që të prezantojmë qasjen e qeverise karshi dialogut Kosovë-Serbi. Një pjesë e opozitës ka heshtur ndaj ftesës sonë… Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm. Marrëveshjet duhet të arrihet me njohje reciproke…”, tha ai.



Hoti theksoi se njohja reciproke është një nga objektivat e Qeverisë së tij, ndërsa tha se objektiv tjetër është edhe anëtarësimi në OKB.

Ai ftoi opozitën që të jenë pjesë e procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë.

Hoti më tej shtoi se me heqjen e masave të reciprocitetit me Serbinë ka marr kritika të shumta nga opozita.

“Nëse në një periudhë të arsyeshme kohore nuk respektohen të drejtat tona si shtet, atëherë do t’i vendosim masat”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë

Politikë

"Drogë, armë zjarri, para e vetura të konfiskuara" - Policia jep detaje për aksionin në Prishtinë e Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Gjini: Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të

Gjini: Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të

Politikë
Kalo në kategori