Hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është një nga vendimet më të rëndësishme në kuadër të Nismës japoneze për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë i ngarkuari me punë i kësaj ambasade në Prishtinë, Mitsunori Ogasawara.
“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin e tërë Evropës. Kosova nuk duket se ka një status të qëndrueshëm në bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja se pse ne po përpiqemi ta mbështesim atë, në zgjidhjen e problemeve të brendshme, siç është varfëria, por edhe në skenën ndërkombëtare”, tha Ogasawara.
Nisma e Shinzo Abe
Nisma për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor u bë nga kryeministri japonez, Shinzo Abe në vitin 2018, me qëllim të forcimit dhe bashkëpunimit.
Mitsunori thotë se bashkëpunimi i ngushtë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është arritur përmes kësaj iniciative dhe se përqendrimi tani është te Kosova.
“Këtu (në Kosovë) nuk ka ambasadë kineze ose koreane, kështu që kur bëhet fjalë për Azinë, ne në fakt po përpiqemi të tregojmë praninë tonë. Ne nuk mund të sigurojmë para aq sa Kina (në rajon). Kina është dhjetë herë më e madhe se Japonia për sa i përket popullsisë, por gjithashtu është e madhe edhe në ekonomi. Ne po mundohemi të përqendrohemi te njerëzit dhe nevojat e tyre”, komentoi Mitsunori për shkrimin e fundit në revistën ndërkombëtare në internet, The Diplomat, lidhur me rolin më të madh të Japonisë në Kosovë, përderisa Kina ka mbetur mënjanë.
Ndryshe, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrë ndihma mjekësore nga Kina, në kuadër të “diplomacisë së saj të maskave të fytyrës”. Gjithashtu, Kosova është edhe vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor në të cilin nuk ka investime ekonomike kineze. Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe respekton integritetin e Serbisë, e cila sipas Kushtetutës, ende e trajton Kosovën si pjesë të saj.
Ku ka vend për bashkëpunim?
Japonia ka hapur ambasadën e saj në Prishtinë më 1 janar të vitit 2020, dhe këto ditë stafi i ambasadës është duke hyrë në ambientet e reja. Në të ardhmen, ambasada do të fillojë lëshimin e vizave, të cilat aktualisht qytetarët e Kosovës i marrin në Tiranë.
Ceremonia e hapjes së kësaj ambasade u shty për shkak të pandemisë së coronavirusit. Ambasadori jorezident i Japonisë, në Vjenë, Mitzutani Akira ia ka paraqitur letrat kredenciale të tij presidentit të Kosovës në muajin mars.
Ogasawara thotë se hapja e ambasadës së Japonisë në Kosovë tregon se Japonia dëshiron të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe të ndihmojë Kosovën në tërheqjen e kompanive japoneze.
“Shumica e japonezëve ende mendojnë se Kosova është e rrezikshme, dhe se nuk është e sigurt për shkak të konfliktit me Serbinë. Por, sapo të vijë dikush këtu, ata do të shohin se është shumë sigurt. Kam lexuar një studim të UNDP-së që thotë se shumica në Kosovë ndjehen të sigurt. Por, ata ende nuk e kanë këtë informatë”, tha ai.
“Unë në të vërtetë dua të promovoj Kosovën te kompanitë japoneze, në mënyrë që ata të shohin se si është situata këtu (në Kosovë). Por, për shkak të pandemisë, kjo gjë do të marrë kohë, por unë patjetër që do të përpiqem”, shtoi ai.
A ka interes Japonia për Ballkanin Perëndimor?
Sipas Mitsunorit, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka potencial ekonomik dhe shumë kompani japoneze që janë në Bashkimin Evropian janë duke shqyrtuar investime të reja në Evropën Jugore. Potencialin e Kosovës, ai e konsideron forcën punëtore të kualifikuar dhe me njohuri të mira për gjuhët e huaja, qasje të lehtë në tregun evropian, si dhe njerëz të motivuar dhe të sjellshëm.
Për më shumë se 20 vjet Japonia ka ndihmuar Kosovën në projekte të tilla si rinovimi i shkollave dhe spitaleve. Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit e Japonisë, JICA, deri më tani ka zbatuar disa projekte në Kosovë, siç janë ato të zhvillimit të kapaciteteve të kontrollit të ndotjes së ajrit me 4 milionë euro. Gjithashtu, JICA, ka implementuar një projekt për ndërtimin e kapaciteteve të menaxhimit të mbeturinave, një projekt për ngritjen e kapaciteteve për shërbimin publik të Kosovës, e të tjera.
Në Kosovë, saktësisht në Mitrovicë, ekziston edhe ferma më e madhe japoneze e kërpudhave shiitake në Evropë, “Hirano Mushroom”, e cila eksporton në 12 vende. Përveç kësaj, edhe kompania “Japan Tobacco International” gjendet në Kosovë.
“Tani, jemi në Prishtinë dhe mund të them që do të punojmë më shumë për projekte të reja”, tha Ogasawara.
Si dhe në çfarë mënyrë e ndihmon Japonia Kosovën?
Në seminarin e afaristëve kosovarë, japonezë dhe austriakë të mbajtur në Vjenë në shtator të vitit 2019, kompanitë japoneze kanë marrë më shumë informacione rreth Kosovës. Ambasada e Japonisë gjithashtu planifikon që në të ardhmen të sjellë në Kosovë ndërmarrjet japoneze.
Ndihma e fundit e Japonisë për Kosovën, sigurisht që ka të bëjë me mbështetjen në luftën kundër COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi. Japonia ka dhuruar mbi 718,000 dollarë për Kosovën përmes UNICEF-it, për të luftuar pandeminë e coronavirusit.
Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e investimeve të huaja direkte të Japonisë në Kosovë, deri në mars të vitit 2020 ka arritur shifrën rreth 3.6 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë