Ambasada e SHBA-së në Kosovës ka bërë të ditur se ka mbështetur themelimin e një qendre të re të BONEVET në Mitrovicë, me një grant prej 248.000 dollarëve amerikanë.
Kjo do të jetë qendra e katërt e këtij lloji në Kosovë.
“Ambasada e SHBA-së në Kosovë e ka mbështetur qendrën BONEVET që nga fillimi. Jemi krenarë që tani po e thellojmë partneritetin tonë me këtë organizatë shumë të suksesshme, pasi ajo po e zgjeron punën e saj për t’i zhvilluar aftësitë konkrete, teknologjike dhe kreative të nxënësve të shkollave fillore e të mesme në mbarë vendin. BONEVET Mitrovica do të jetë pasuri e shkëlqyeshme për të rinjtë e qytetit nga të gjitha komunitetet. Presim që BONEVET Mitrovica të marrë mbështetje të plotë lokale pasi ajo po kërkon hapësirë të vlefshme për punën e saj në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë thotë se janë optimistë që nxënësit e BONEVET Mitrovica do të bëhen pjesë e rëndësishme e kapitalit njerëzor të qytetit, me aftësi konkrete teknologjike dhe me një perspektivë globale që plotësisht përqafon diversitetin dhe harmoninë që shpijnë drejt zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit.
“BONEVET është një mjedis interaktiv i mësimnxënies ku fëmijët dhe të rinjtë i zbulojnë talentet, aftësitë dhe njohuritë e tyre përmes edukimit të bazuar në teknologji. Përmes programeve të saj unike e gazmore të edukimit që nxisin kureshtjen, imagjinatën, kreativitetin dhe përvojën praktike që nga mosha e re, BONEVET i përgatit nxënësit e vet për t’i kapërcyer sfidat digjitale që po zhvillohen shumë shpejt”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak