LAJMI I FUNDIT:

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Mot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/