LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje thërret Kryeministrin në interpelancë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë

Vetëvendosje thërret Kryeministrin në interpelancë për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë
Foto: Arkiv

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për thirrjen e kryeministrit Hoti në interpelancë, lidhur me tërheqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë.  Kështu thuhet në njoftimin për medie të LVV-së, ku ndër të tjera theksohet se “Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror”.

“Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke. Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime. Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës”, thuhet në njoftimin ë LVV-së.


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së shtunës ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat
Lexo po ashtu Qeveria heq reciprocitetin ndaj Serbisë, Hoti: Presim që edhe pala serbe të heq pengesat

Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, të shtunën më 6 qershor, në një konferencë për media, ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori