LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet në muajin gusht

Përfaqësuesja e Kosovës grumbullohet në muajin gusht
Foto: Basketbolli.com

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të grumbullohet në pjesën e dytë të muajit gusht.

Përgatitjet do të udhëhiqen nga përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, i cili do të shohë nga afër formën e basketbollistëve.


Forma e tyre fizike është shumë e rëndësishme, sidomos në këtë kohë kur janë pezulluar aktivitetet sportive për shkak të pandemisë Covid-19.

Foto: Basketbolli.com

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova ka dhënë më shumë detaje për këtë grumbullim.

“Grumbullimi është shumë i nevojshëm, sidomos për lojtarët që të jenë sa më shumë aktiv, në këtë kohë kur janë pezulluar aktivitetet sportive për shkak të pandemisë Covid-19”, ka thënë ai.

“Në këtë grumbullim do të shihet edhe forma e tyre fizike, që është shumë e rëndësishme, sepse në muajin nëntor do të jemi mysafirë të Sllovakisë dhe Islandës, në para-kualifikimet evropiane për Botërorin 2023. Marmarinos e ka përkrahur idenë e grumbullimit dhe në vazhdimësi është duke e përcjellë formën e lojtarëve të Kosovës”.

“Grumbullimi do të jetë një javor, i ngjashëm me përgatitjet e muajit shkurt dhe nëntor, ku do të ketë stërvitje përgatitore fizike dhe taktike, si dhe do të shikohet mundësia e angazhimit të një ndeshje miqësore. Grumbullimi do të mbahet në Prishtinë”.

“Ne kemi filluar kampanjën për Botërorin 2023 me dy fitore dhe shpresojmë se, do të vazhdojmë me rezultate pozitive edhe në muajin nëntor dhe në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të kemi dy ndeshjet e fundit para-kualifikuese”, është shprehur Rugova për faqen zyrtare të FBK-së.

Grumbullimi do të mbahet nëse situata me pandeminë Covid-19 do të përmirësohet në Kosovë.

Kosova në para-kualifikimet evropiane për Botërorin 2023, ka mundur në shtëpi Islandën 80:78 dhe Luksemburgun në udhëtim 80:84.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori