LAJMI I FUNDIT:

Katastrofa më e madhe natyrore në SHBA, uragani që shkatërroi qytetin dhe ua mori jetën 12 mijë njerëzve

Katastrofa më e madhe natyrore në SHBA, uragani që shkatërroi qytetin dhe ua mori jetën 12 mijë njerëzve

Katastrofa më e madhe natyrore në historinë amerikane, vazhdon të jetë uragani i vitit 1900 në qytetin Galvestone në Teksas.

Më 8 shtator, uragani i fuqisë katër ishte “lëshuar” në qytet, duke shkatërruar më shumë se 3.600 ndërtesa nga erërat e forta që frynin me shpejtësi prej mbi 220 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Numri i të vdekurve sillet nga 6 deri në 12 mijë, e këtë e konfirmon Agjencia Nacionale për Oqeane dhe Atmosferë.


Është tragjike se si madhësia e katastrofës ka mundur të zvogëlohet, po të kishte pasur komunikim më të mirë mes personave përgjegjës për këtë çështje.

Kur një stuhi u ngrit në fillim të shtatorit të vitit 1900, “çdo parashikues i shkolluar i motit do ta dinte se po lëviz në drejtim të perëndimit”, thotë Carry Emmanuel, profesor i shkencave për atmosferën në MIT.

Në Kubë, ku shkencëtarët ishin bërë shumë të mirë në përcjelljen e stuhive në Karaibe, “e dinin se uragani kishte kaluar nëpër pjesën veriore të Kubës duke lëvizur tutje drejt Meksikës”.

Megjithatë, byroja meteorologjike në Washington, kishte parashikuar se stuhia do të kalojë në Florida dhe do të arrij deri në New England – gjë që ka qenë një vlerësim shumë i gabuar.

“Ka qenë një huqje e madhe”, ka shtuar Emmanuel.

Byroja meteorologjike – që ka qenë paraardhëse e Shërbimit Nacional të Meteorologjisë – ka qenë vetëm “10 vite” më e vjetër, kurse shkenca mbi uraganet në SHBA nuk ka qenë edhe aq shumë e avancuar.

“Galvestone ka ndodhur në një moment interesant për shkencën e uraganeve”, ka shtuar Emmanuel.

Drejtori i byrosë Willis Moore, “ka qenë aq shumë xheloz ndaj kubanezëve, sa që ka shkyçur të dhënat nga ai vend që kishin të bëjnë me SHBA-të”, shtoi ai.

Bllokimi i kombinimit të informacioneve nga Kuba, me një procedurë të rënduar për raportimin e uraganeve nga ana e meteorologëve lokalë, ka treguar se sa vdekjeprurëse ishte.

Disa ditë para se uragani të godiste qytetin, vëzhguesi kryesor i byrosë së meteorologjisë në Galvestone, Isaac Klein, kishte filluar të dyshojë se prognoza në Washington nuk ishte marrë parasysh.

Ishte munduar të paralajmëroj autoritetet e qytetit – por ishte shumë vonë. Gruaja e tij kishte humbur jetën, kurse qyteti ishte shkatërruar, duke mos arritur plotësisht të rimëkëmbet.

Uragani Galvestone ka detyruar qytetarët të kuptojnë se nuk mund të luhen politika me byronë e shërbimeve meteorologjike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori