Çfarë duhet të bësh që depilimi të zgjasë për ditë me radhë
Problemet me lëkurën, alergjitë ose qoftë dhe mania për të kursyer ndalojnë shumë vajza t’i drejtohen një metode klasike për eliminimin e qimeve në trup
Të gjithë dimë të depilohemi, por nuk dimë nëse po e bëjmë siç duhet apo jo. Kur 4 ditë pas depilimit shihni qimet e para në horizont, dita nuk ecën dhe aq mirë, por prisni.
Qimeve nuk mund t’ju fshiheni dot por PO, ekzistojnë disa hile të vogla që do t’ju ndihmojnë ta shtyni për disa ditë më tutje procesin e depilimit.
Në këtë artikull jemi fokusuar te depilimi me brisk, ose siç ndryshe njihet në gjuhën tonë, rruajtjen.
Brisku nuk i shkul qimet me rrënjë, por vetëm i pret ato duke bërë që këto të fundit të dalin edhe më të errëta edhe më të forta dhe brenda një kohe shumë të shkurtër.
Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm dhe do të gjeni menjëherë zgjidhje:
Masazhoni (në trajtën e rrathëve, lëvizjeve ciklike) lëkurën me një scrub me përqindje të lartë kripe një ditë para se të depiloheni për të larguar qelizat e vdekura, poshtë të cilave fshihen shumë qime.
Bëni një dush për të mundësuar largimin e vajrave natyrale të trupit dhe hidratimin e qimes, çfarë e bën 60% më të thjeshtë për ta hequr.
Sugjerohet që larja të mos zgjasë më shumë se 2- 3 minuta, përndryshe uji nis dhe e rrudh lëkurën duke mos dhënë rezultatet e dëshiruara gjatë depilimit.
Aplikoni xhel hidratues për depilim me qëllim ruajtjen e lagështisë së lëkurës. Një lëkurë e thatë, e larë me sapun rrezikon bllokimin e briskut prej thatësisë.
Mos ushtroni shumë presion, por rrëshqiteni briskun lehtë. Përndryshe një acarim apo lëndim i mundshëm do t’ju tërheqë vëmendjen nga depilimi i kujdesshëm dhe prerja e të gjitha qimeve.
Pas depilimit, lahuni (shërben si hidratues natyral), rehatohuni dhe lyhuni me vaj kokosi, të cilin mund ta aplikoni çdo mbrëmje përpara gjumit veçanërisht te zona e këmbëve.
Edhe diçka: investoni në një brisk të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Maska me çaj jeshil për largimin e pikave të zeza në fytyrë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar