LAJMI I FUNDIT:

Qeveria mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën

Qeveria mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve për Kosovën

Kryeministri Avdullah Hoti, ka mirëpritur vendimin e Milenium Challenge Corporation (MCC), për të zhbllokuar fondet për Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit në Kosovë”, ka shkruar Hoti.


Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit kishte njoftuar në mars për pezullimin e programeve në Kosovë, për shkak se në fuqi ishin ende tarifat kundër mallrave serbe, ndonëse SHBA-ja vazhdimisht kishte bërë thirrje për heqjen e tyre.

MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë
Lexo po ashtu MCC zhbllokon fondet për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë

Vlera e një programi që MCC-ja pezulloi në muajin mars, kapte shifrën prej 50 milionë dollarësh.

Qeveria e Kosovës të shtunën vendosi për shfuqizimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, që kishte hyrë në fuqi në prill të këtij viti.

Largimi i taksës 100 për qind, por edhe më pas të reciprocitetit, vazhdimisht është kërkuar nga SHBA-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori