LAJMI I FUNDIT:

Dezinfektohet bregu i Lumit Vardar

Dezinfektohet bregu i Lumit Vardar

Ekipet nga Qyteti i Shkupit dhe Brigada e Zjarrfikësve sot zhvilluan një aksion për larjen dhe dezinfektimin e bregut të lumit Vardar.

Larja është bërë me tanke me mjete të veçanta dezinfektuese të hapësirave publike në bregun e Lumit Vardar, ndërsa është dezinfektuar edhe pajisjet urbane


“Qyteti i Shkupit vazhdimisht kryen aktivitetet për pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike në qytet me qëllim ngritjen e nivelit të higjienës publike dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga përhapja e coronavirusit, ndërsa gjatë periudhës së kaluar NP “Higjiena Komunale” çdo ditë kryen dezinfektimin e rrugëve dhe shesheve më të mëdha në të gjitha komunat e Shkupit, si dhe larja manuale dhe dezinfektimi i zonave më të shpeshta publike në zonën e qytetit. Vazhdimisht dezinfektohen mbledhësit e mbeturinave të vendosur në territorin e qytetit të Shkupit – kontejnerë nëntokësore dhe tokësore dhe lokacioni i tyre”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit./Telegrafi/