LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me tetë vjet burgim një gjilanas për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje e rëndë”

Dënohet me tetë vjet burgim një gjilanas për veprat penale  “grabitje” dhe “vjedhje e rëndë”

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. R,, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej tetë vjet burgim dhe 1000 euro gjobë.

Në njoftim thuhet se i pandehuri F. R. me datë 15.11.2019, rreth orës 22:10, në rrugën “Avdullah Tahiri” në barnatoren “Ranna” Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, nën kërcënimin e armës (pistoletë lodër dhe një thikë kuzhine), ka detyruar dy shitëset që të japin paratë që kanë poseduar në arkën e barnatores, me ç’rast ka përvetësuar 280 euro, transmeton Telegrafi.

Po ashtu i pandehuri me datë 11.11.2019, rreth orës 20:00, në rrugën “7 shtatori” në barnatoren “Green Pharmacy” me anë të përdorimit të forcës dhe kërcënimit të armës merr nga shitësja shumën e parave në vlerë prej 140 euro.


“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale “grabitje” nga neni 317 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu i akuzuari me datë 19.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Besim Bokshi” në shtëpinë e të dëmtuarit B. M., përdor forcën, hap derën e shtëpisë, duke marr një televizor plazma të markës “Feugo”, po ashtu me datë 13.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Nexhat Orana” në shtëpinë e të dëmtuarit S. E., gjithashtu merr një televizor të markës “Sony”.

“Me këtë rast i akuzuari ka kryer dy vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ nga neni 315 paragrafi 1, pika 1.1 të KPRK-së.

Kryetari i trupit gjykues Zyhdi Haziri, për secilën vepër të akuzuarin e ka gjykuar me nga 3 vite burgim dhe 250 euro gjobë.

Mirëpo, konform neni 76 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pika 2.3, thotë nëse gjykata e ka shqiptuar dënimin me burgim prej 3 vjet për secilën nga veprat penale, dënimi unik me burgim nuk mund të jetë më i lartë se 8 vjet.

Gjykata Themelore në Gjilan njofton se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori