LAJMI I FUNDIT:

NBA rifillon me 31 korrik dhe e gjithë pjesë e mbetur e sezonit zhvillohet në një vend

NBA rifillon me 31 korrik dhe e gjithë pjesë e mbetur e sezonit zhvillohet në një vend
LeBron James

Sezoni i NBA do të rifillojë më 31 korrik dhe do të zhvillohet në një vend të vetëm, në resortin Disney World në Orlando.

Vendimi u ratifikua gjatë mbledhjes së Bordit të Guvernatorëve, ku 30 pronarë të NBA-së pranuan propozimin e komisarit Adam Silver, që kërkonte 3/4 e votave për të kaluar.

Është rënë dakord për formatin prej 22 ekipeve në vend të 30.


Do të jenë nëntë ekipet e para të Konferencës së Lindjes (Milwaukee, Toronto, Boston, Miami, Indiana, Philadelphia, Brooklyn, Orlando dhe Washington) dhe 13 të parat nga Konferenca e Perëndimet (LA Lakers, LA Clippers, Denver, Utah, Oklahoma City, Houston, Dallas, Memphis, Portland, New Orleans, Sacramento, San Antonio dhe Phoenix).

Playoff-et do të zhvillohen në gusht, me finalet që pritet të mbyllen brenda 12 tetorit.

Data e fillimit të sezonit tjetër është caktuar, megjithëse përkohësisht, 1 dhjetori. Drafti i vitit 2020 do të organizohet më 15 tetor.

Ekipet (secili në qytetin e tij) do të kryejnë një javë kamp trajnimi në fillim të korrikut (nga 30 qershor), përpara se të transferohen në Orlando më 7 korrik.

Pamje nga ndeshja Brooklyn Nets – Los Angeles Lakers

Të gjithë lojtarët do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme shëndetësore dhe pjesa e mbetur e turneut do të luhet pa tifozë, në Kompleksin Sportiv të Sporteve në Espn Wide, brenda Disney World, në tri arena, që i lejojnë NBA-së të programojë 6 ndeshje në ditë pa i penguar skuadrat të stërviten.

Lojtarët do të testohen në hyrje dhe para çdo ndeshjeje. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit

Milani përfundoi afatin e çmendur kalimtar duke marrë katër përforcime në ditën e fundit

Serie A
Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Ndërkombëtare
Ronaldo zbulon detaje tronditëse se si ishte afër transferimit tek Barcelona

Ronaldo zbulon detaje tronditëse se si ishte afër transferimit tek Barcelona

Ndërkombëtare
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori