LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Qeveria e re e Kosovës të heqë të gjitha bllokadat dhe të zbatojë marrëveshjet e Brukselit

Gjuriq: Qeveria e re e Kosovës të heqë të gjitha bllokadat dhe të zbatojë marrëveshjet e Brukselit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë që është e domosdoshme që “qeveria e re e Kosovës të heqë urgjentisht të gjitha ndalesat dhe bllokadat për mallrat dhe shërbimet në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s dhe standardet evropiane”.

Këtë gjë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Gjuriq e ka thënë gjatë një takimi me ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Serbi, Thomas Schieb dhe Jean-Louis Falconi, ku ka kërkuar nga autoritetet kosovare “të ndërmarrin hapa të qartë dhe të sinqertë drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit”.

“Drejtori i Zyrës për Kosovë shprehu besim se Lista Serbe do të jetë një element konstruktiv në qeverinë e re në Prishtinë dhe se sinqerisht do të punojë në pajtimin ndëretnik dhe mbrojtjen e interesave të popullit serb”, citohet të jetë thënë në një deklaratë të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori