LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet “Junior Geeks”, programi i shkencës dhe teknologjisë për nxënësit e Kosovës

Rikthehet “Junior Geeks”, programi i shkencës dhe teknologjisë për nxënësit e Kosovës

Me bashkëfinancim të Departamentit Amerikan të Shtetit nëpërmjet grantit për zbatimin e misionit të bursistëve, MDAO dhe Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, programi për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë për nxënësit e shkollave të mesme, i njohur me emrin “Junior Geeks”, do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2020 dhe 2021. Programi tashmë i zgjeruar në 9 regjione, vjen si vazhdimësi e nismës së bursistëve nga Kosova të Departamentit Amerikan të Shtetit – fitues të fondit ndërkombëtar dhe do të zbatohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Kosovo United States Alumni (KUSA).


Junior Geeks është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme, për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Programi i parë fitues nga Kosova dhe Europa Juglindore i fondit për Inovacion i Departamentit Amerikan të Shtetit, u çel më 2019 dhe u shërben të rinjve nëpër klube shkollore për të mësuar rreth temave që u ndihmojnë atyre të formësojnë dhe zbatojnë shkathtësitë në fushat si: programimi, robotika, mekatronika, siguria kibernetike, marketingu digjital, inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, teknologjia blockchain, dizajnin grafik, SEO, “machine learning”, hulumtimi shkencor, etj.

Për dallim nga viti i parë i zbatimit, “Junior Geeks” 2.0 (2020/2021) do të zgjerohet në nëntë (9) qytete/regjione dhe do të përfshijë: Prishtinën, Pejën, Prizrenin, Gjakovën, Mitrovicën, Ferizajn, Gjilanin, Skenderajn dhe Graçanicën. Mëse 900 nxënës do të përfitojnë nga programi, i cili do t’i hapë aplikimet së shpejti. Disa prej aktiviteteve të programit përfshijnë: takimet e rregullta të klubeve shkollore, ligjëratat dhe trajnimet, vizitat studimore, garat, kampin për shkencë dhe teknologji si dhe vizitën (e pakonfirmuar) e një grupi të nxënësve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Informatat e detajuara rreth programit, aplikimit, kalendarit të aktiviteteve dhe ligjëruesve, do të publikohen së shpejti.


Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori