LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes Vjosa Osmanit dhe Besa Ismailit: Kryetare është mirë të të shohim në krye të detyrës, deputete harroje që në këtë Kuvend grave ka me ju tregu kur me fol e kur me qesh

Përplasje mes Vjosa Osmanit dhe Besa Ismailit: Kryetare është mirë të të shohim në krye të detyrës, deputete harroje që në këtë Kuvend grave ka me ju tregu kur me fol e kur me qesh

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Besa Ismaili, e cila i tha Osmanit që nuk është mirë që po qesh.

“Ishte kënaqësi që sefte ju pash në krye të detyrës kur ju bëtë reagimin për pirjen e duhanit. Ju pat hije kjo gjë. Do të doja që në krye të detyrës t’iu shihja më shpesh sepse shpesh herë po ju shohim të njëanshme, Kur ka sjellje joparlamentare nga kolegët tanë nuk do të doja t’iu shihja duke qeshur”, tha Ismaili.

E kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se kritikat e Ismailit i merr si komplimente, mirëpo nuk do të lejojë që grave në Kuvend tu tregohet kur me fol e kur me qesh.


“Si nëj grua në politikë që karrierën e vet e ka filluar shumë e re, është e pamundur për mua mos ti përgjigjem zonjës Ismaili. Kritikat e juaja i marr si kompliment, në akseptin personal nuk do t’iu përgjigjsha, ju përgjigjem sepse ka dhjetëra mijëra vajza të vogla që neve na shikojnë çdo ditë dhe më e pakta që presin është që gratë në këtë Kuvend mos të tentojnë të shtyjnë përpara një kulturë të tillë kur grave duhet me ju tregu kur me fol e kur me kesh. Harroje që unë një kulturë të tillë e pranoj. Gratë kanë me kesh ku të dojë kanë më fol kur të dojë, dhe unë kam me udhëheq këtë seancë dhe të tjerat me përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Osmani.

Osmani e pyeti deputeten Ismaili se ku ishte kur në këtë Kuvend gratë ofendoheshin rëndë.

“Ku ishit ju zonja Ismaili kur kryetarët paraprakë të këtij Kuvendi gratë deputete i ofendonin me gjuhë çnjerëzore banale kur e ngritët ju zanin për një gjuhë të tillë që po ju pengon buzëqeshja ime”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori