LAJMI I FUNDIT:

Me ngjyrat kombëtare dhe karficë të “Coco Chanel” – dukja e deputetes Teuta Haxhiu që tërhoqi vëmendjen gjatë fjalimit të saj

Me ngjyrat kombëtare dhe karficë të “Coco Chanel” – dukja e deputetes Teuta Haxhiu që tërhoqi vëmendjen gjatë fjalimit të saj

Të mërkurën e datës 3 qershor, Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim votoi pro formimit të Qeverisë Hoti.

Të pranishëm në Kuvend ishin 86 deputetë, disa prej të cilëve mbajtën fjalime dhe diskutuan rreth qeverisë së re.


Mes shumë deputetëve që i kishin kushtuar kujdes të veçantë dukjes në këtë ditë, në sy ra pamja e deputetes Teuta Haxhiu.

Teuta Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës, 3 qershor 2020 (Foto: Klan Kosova)

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që tashmë janë pjesë e koalicionit qeverisës, u ngrit në foltoren e Kuvendit për të mbajtur fjalimin e saj.

Ministrja e re e Punëve të Jashtme komentohet për dukjen e saj atraktive në ditën e parë të punës
Lexo po ashtu Ministrja e re e Punëve të Jashtme komentohet për dukjen e saj atraktive në ditën e parë të punës

Ajo kishte kombinuar veshjen e saj nën ngjyrat kombëtare, një fustan të zi shoqëruar me një sako të kuqe, në të cilën kishte inkuadruar një karficë të markës “Coco Chanel”.

Teuta Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës, 3 qershor 2020 (Foto: KosovaPress)

Marka e stampuar në sakon e saj ishte një detaj i cili mori vëmendjen e të gjithë atyre që ndoqën nga afër fjalimin e saj.

Përgjegjësia për t’u dukur bukur dhe me stil para qytetarëve që ia kanë besuar votën, duket se e ka bërë deputeten Teuta Haxhiu që t’i kushtojë një vëmendje të tillë të detajuar dukjes së saj. /Telegrafi/

Teuta Haxhiu (Foto: Klan Kosova)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori