LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta para Kuvendit të Kosovës, protestuesit kërkojnë zgjedhje

Vazhdon protesta para Kuvendit të Kosovës, protestuesit kërkojnë zgjedhje

E plotësuar: Derisa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, dhjetëra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit, duke brohoritur “Duam zgjedhje”, “Hajnat në Burg”, “Me hajna nuk mbahet shteti, “Isa Hasha Esat Pasha”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.

Protestë para Kuvendit të Kosovës

Një grup qytetarësh janë mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa kanë deklaruar se kanë dalë të protestojnë pasi sipas tyre kjo çfarë po ndodh është vjedhje e votës, pasi gjatë fushatës është premtuar diçka tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


Kjo protestë thuhet se është organizuar nga vet qytetarët.

Flutra Zymi është njëra nga protestuesit, e cila mbanë në dorë një pankartë me mbishkrimin “Vota ime nuk lejojë të manipulohet”.

Ajo tha se votat janë manipuluar dhe se protesta jo patjetër duhet të jetë politike.

“Jam dal sepse vota ime është manipuluar. Tjetër çka po ndodhë sot, e diçka tjetër është premtuar gjatë fushatë. Kjo është manipulim i votës, është vjedhje e plotë e votës. Nuk do të thotë se gjithçka është politike, nuk do të thotë që qytetarët nuk dinë me organizu protestë. Këtë protestë se di kush e ka organizuar, faleminderit shumë që ma ka dhanë mundësinë me ardhë edhe me e mbajt këtë në dorë”, tha Zymi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Dyshohet se vetura ra në Liqenin e Badovcit, humbin jetën tre persona

Kronika e Zezë
Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Aksidenti me tre të vdekur, reagon Rama: Momentet e tilla janë të rënda për të gjithë ne

Lajme
Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Tragjedia në Liqenin e Badovcit, reagon Haradinaj

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Kalo në kategori