Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se do ta mbështesnin çdo propozim që do t’i jepte mandatin e plotë qeverisës Murat Jasharit, por që propozimi që ai të jetë kryeministër në Qeveri tranzitore nuk është serioz.
Krasniqi ka thënë propozimi i Muratit vetëm për periudhën e tranzicionit nuk është i sinqertë.
“Mendojmë se është moment i duhur që propozimi për Murat Jasharin si kryeministër të Kosovës të jetë propozim për një apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë. Në të kundërtën, propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes.Në të kundërtën, propozimi i Muratit vetëm për periudhën e tranzicionit nuk është i sinqertë”, ka shkruar ai në Facebook.
Për më shumë, shkrimi i plotë:
“Në këtë fazë të zhvillimeve politike që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi lidhur me krijimin e qeverisë së re të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Zonja Vjosa Osmani doli me idenë një “qeveri të tranzicionit deri në zgjedhjet e reja, që do të udhëhiqej nga një figurë unifikuese mbi-partiake”.
Deputeti i LVV-së, Liburn Aliu deklaroi se e mbështetë idenë e zonjës Osmani nëse në krye të qeverisë vjen Murat Jashari si kryeministër. Përveç faktit që Murat Jashari është jurist i shkëlqyer, ai është përfaqësues dinjitoz i familjes emblematike të Jasharëve Legjendar. Në cilësinë e juristit, ai është një personalitet që posedon aftësitë profesionale që të përfaqësojë institucionet e shtetit të Kosovës në nivelin më të lartë. Prandaj, çdo propozim që do t’i jepte mandatin e plotë qeverisës Murat Jasharit ne do ta mbështesnim pa kurrfarë rezerve. Mirëpo, as në cilësinë e doktorit të shkencave juridike, as në cilësinë e përfaqësuesit të familjes legjendare Jashari të Prekazit, nuk është serioze t’i propozohet Murat Jasharit një funksion tranzitor unifikues.
Mendojmë se është moment i duhur që propozimi për Murat Jasharin si kryeministër të Kosovës të jetë propozim për një apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë. Në të kundërtën, propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes.
Në të kundërtën, propozimi i Muratit vetëm për periudhën e tranzicionit nuk është i sinqertë”.
Idenë e kryeparlamentares, Vjosa Osmani, që Murat Jashari të jetë kryeministër në qeveri tranzicioni e kanë mirëpritur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje