Suedia ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për qasjen e saj të qetë për trajtimin e pandemisë COVID-19.
Kjo pasi për dallim nga fqinjët e saj në Skandinavi, Stokholmi nuk vendosi një bllokim të rreptë.
Tubimet e mëdha u ndaluan dhe universitetet u mbyllën, por shkollat mbetën të hapura për fëmijët më të vegjël dhe restorantet dhe baret vazhduan të shërbenin.
Por, tani që bllokimi gradualisht po hiqet, apo e “trajtojnë me mospërfillje” fqinjët Suedinë për strategjinë e saj ndaj coronavirusit?
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Danimarka ka njoftuar se nga 15 qershori do të hapë kufijtë e saj për udhëtarët nga Gjermania, Norvegjia dhe Islanda.
Ndërkohë një vendim nëse do të hapet kufiri me Suedinë fqinje do të merret pas verës.
Norvegjia, ndërkohë, ka pranuar të hapë kufirin e saj me Danimarkën, por ende nuk ka marrë një vendim për Suedinë.
Shkalla e vdekjes më e lartë e COVID-19 në Suedi
Ndërsa niveli i vdekjes për një milion njerëz në Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Islandë përkatësisht është 99.4, 57.8, 43.5 dhe 29.3 – në Suedi, ishte 435.9, që nga e marta, 2 qershor.
Dhe siç bëhet e ditur më tej, rreth 75% e vdekjeve të COVID-19 në Suedi kanë origjinën në shtëpi të kujdesit.
Autoritetet shëndetësore të Suedisë fillimisht mbrojtën qasjen e tyre ndaj pandemisë, por qeveria më vonë pranoi se nuk arriti të mbrojë në mënyrë të duhur banorët e saj të moshuar.
Sidoqoftë, qeveria mbetet e sigurt se qasja e saj do të rezultojë e suksesshme, në planin afatgjatë.
“Transmetimi po ngadalësohet, trajtimi i pacientëve me COVID-19 në kujdesin intensiv po zvogëlohet ndjeshëm dhe trajektorja në rritje e numrit të vdekjeve është rrafshuar”, tha ministrja e Jashtme Ann Linde më 25 maj, duke shtuar se “është shumë herët për të matur rezultatin përfundimtar duke marrë një fotografi në mes të garës. Ky nuk është një sprint, është një maratonë”.
Ndërkohë, partitë opozitare të Suedisë kanë bërë thirrje për një komision të pavarur për të hetuar reagimin e qeverisë ndaj krizës shëndetësore.
Bëhet fjalë për vendin që ka regjistruar mbi 38.500 raste të coronavirusit dhe më shumë se 4,400 vdekje të lidhura deri më tani, sipas qendrës për të dhëna rreth coronavirusit të Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pse Musk kërkonte arrestimin e kryeministrit britanik?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës