Pothuajse të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike në Prishtinë sot i kanë hapur dyert për fëmijët, por ardhja e tyre nuk ka qenë e madhe.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala tha për KosovaPress, se me përjashtim të kopshtit “Dielli”, i cili është në renovim, të gjitha institucionet tjera parashkollore janë hapur në kryeqytet.
Sipas saj, kopshtet dhe çerdhet sot i kanë vijuar diku 30 deri 40 për qind e fëmijëve.
“Kemi bërë hapjen e të gjitha kopshteve në përjashtim të kopshtit “Dielli”, i cili është në renovim dhe jemi duke shikuar që nga nesër fëmijët e këtij kopshti t’i dërgojmë në kopshtin “Yllkat” derisa të kryhet për një muaj renovimi i çerdhes. Ardhja e fëmijëve nuk ka qenë shumë e kënaqshme, por duke pasur parasysh se edhe informata ka qenë shumë e shpejtë dhe prindërit kanë qenë skeptikë se a duhet t’i dërgojnë fëmijët apo jo, diku rreth 30 apo 40 për qind e fëmijëve kanë qenë përfshirë në kopshte”, tha Shala.
Shala po ashtu tha se Komuna e Prishtinës ka bërë dezinfektimin e të gjitha institucioneve parashkollore dhe janë duke i zbatuar të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.
“Komuna e Prishtinës ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore dhe të kopshteve në kohën pas ndërprerjes së mësimit pas 11 marsit, mirëpo ne kemi bërë edhe dezinfektimin edhe dje të gjitha kopshteve edhe atyre publike dhe me bazë me komunitet dhe me këtë është siguruar kushti për ardhjen e fëmijëve në kopshte. Gjithashtu, jemi duke i zbatuar rekomandimet, të cilat na janë dërguar nga Ministria e Arsimit me udhëzuesin e bërë nga UNICEF-i, ku aty thuhet se duhet të rritet niveli i pastërtisë“, tha Shala.
Pas gati tre muajsh sot është hapur edhe institucioni parashkollor “Yllkat”, drejtoresha e së cilit Rifadije Sopi për KosovaPress tha se janë marrë të gjitha masat mbrojtëse dhe është bërë dezinfektimi i objektit.
Në këtë institucion rregullisht janë të regjistruar 243 fëmijët, por që sot në ditën e parë të hapjes kishin ardhur vetëm 100 prej tyre.
Sopi tha se edukatoret në vazhdimësi janë duke punuar me fëmijët me qëllim të vetëdijesimit të fëmijëve për pastërtinë, në veçanti të duarve dhe fytyrës.
“Sot është dita e parë pas një kohe kushtimisht ta quajmë pushim që e patëm. Sot, veç jemi rikthyer në institucionin tonë. Megjithatë, përgatitjet që duhet t’i marrim paraprakisht i kemi marrë në bashkëpunim me institucionet e vendit, Drejtorinë Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës, është dezinfektuar në tërë objekti, janë siguruar masat mbrojtëse dezinfektues, maska, dorëza për personel, është pastruar në tërë objekti edhe sot… Sot është numri më i vogël se sa numri i rregullt që i kemi të fëmijëve, do të thotë sot i kemi rreth 100 fëmijë, kryesisht janë të prindërve që punojnë dy prindërit, ndërsa prindërit tjerë e shohim se kemi njëfarë bashkëpunimi të ndërsjella mes veti që ka punën edhe edukatoreve duke pasur parasysh që të respektohet distanca në mes njëri tjetrit”, tha ajo.
Sopi thotë, se krahas masave higjienike, të gjitha dhomat i kanë pajisur edhe me termometër të temperaturës.
“Në bashkëpunim me prindërit, ata vetëm kur i shohin që fëmijët i kanë diçka që nuk janë mirë me shëndetin, ata vetë nuk i sjellin të gjitha dhomat kanë termometër dhe nëse edukatoret vetëm diçka vërejnë te fëmijët, menjëherë e bëjnë matjen e temperaturës, e kontaktojnë doktoreshën e çerdhes, e cila në shumën e rasteve është në institucion”, tha Sopi.
Të lumtur që sot janë kthyer pranë shokëve dhe shoqeve të tyre u shprehën edhe fëmijët e institucionit parashkollor “Yllkat”.
Pas gati 3 muajsh në këtë institucion u kthye sot edhe katërvjeçari, Temal Krasniqi i cili thotë se i kanë munguar shumë shokët dhe shoqet e klasës.
Derisa flet për kohën e izolimit ai tregon edhe për aktivitet që i kanë bërë së bashku me prindërit.
“Po, kemi luajtur…Po…Kam ndenjur në banesë, kam luajtur me lodra…”, u shpreh Krasniqi.
Nara Latifi, katërvjeçare, thotë se është shumë e lumtur që sot i është kthyer kopshtit. Derisa tregon për aktivitetet që sot i kanë bërë së bashkë me mësuesen e saj, Latifi thotë se gjatë kohës së karantinës ka luajtur me motrat e saj.
“Kemi luajtur…Po… Unë kam luajtur me motrën”, u shpreh e buzëqeshur ajo.
Arlinda Çitaku sot e kishte sjell djalin e sot në çerdhe dhe ndjehet mjaft e sigurt pasi thotë se në këtë institucion janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
Ajo thotë se edhe në shtëpi u krijua një monotoni te fëmijët, prandaj aktivitetet kanë qenë më se të nevojshme.
“Gjatë kohës së pandemisë të gjithë kemi qenë si një lloj izolimi karantine për ata edhe për fëmijët u bë një lloj qëndrimi si monoton kështu që sot edhe pse ka qenë dita e parë. E di që institucioni i ka ndërmarrë të gjitha masat, kanë bërë dezinfektimin e çerdhes dhe në momentin si të kyçesh, menjëherë me dezinfektues nuk paraqet ndonjë rrezik apo diçka që është e rrezikshme…Ato masat që kanë qenë gjatë këtyre ditëve patjetër menjëherë me dezinfektues, pastrim heqjen e rrobave, pastrimin e tyre”, tha Çitaku.
Të dielën e kaluar Qeveria në detyrë mori vendim që të hapen të gjitha institucionet parashkollore për moshat 0-5 në Kosovë. Por ky vendim nuk gjeti zbatim në shumë komuna, pasi njoftimin e morën me vonesë dhe nuk kanë arritur të përgatiten siç parashihet nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak