LAJMI I FUNDIT:

Ushtari i FSK-së do të jetë pjesë e Akademisë Mbretërore Sandhurst

Ushtari i FSK-së do të jetë pjesë e Akademisë Mbretërore Sandhurst

Ushtari Valdrin Selimi i Regjimentit të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u përzgjodh që të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst (Royal MIlitary Academy Sandhurst).

Pjesëmarrësit e kësaj gare ju nënshtruan një seri testeve të ndryshme akademike në gjuhën angleze, testeve fizike si dhe atyre mendore.


Këshilltar i Komandantit të FSK, nënkolonel Martin Browning i cili ishte edhe pjesë e ekipit përzgjedhës të këtyre garave ishte mjaft i kënaqur me mbarëvajtjen e garave por shtoi se ishte e vështirë të përzgjedhësh një fitues, pasi që të gjithë kandidatët ishin shumë të përgatitur.

Ndërsa Rreshter Majori i FSK-së, Genc Metaj deklaroj së ishte i mahnitur nga procesi i testimeve dhe përzgjedhjes së kandidatit të FSK-së i cili tregoj rezultatet me të larta gjatë këtyre testimeve.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i FSK-së nga radhët e nënoficerëve, në janar të vitit 2021 do të filloj trajnimet një vjeçare në këtë Akademi për të kaluar me pas në gradën e Oficerit të FSK-së./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori