Pandemia e koronavirusit po studiohet mbi baza shkencore, në shumë vende të mëdha botërore. Me këtë temë po merren të gjitha mediat e mëdha botërore, ndërsa debati nuk ka të ndalur. Por, njëkohësisht, në opinion po përhapen edhe “teori” të ndryshme konspirative, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me empiriken shkencore. Kështu, thuhet se koronavirusi është shpikur nga qarqe apo njerëz të caktuar, për qëllime të caktuara. Në një sondazh të Universitetit Erfurt dhe partnerëve të tij, të bërë nga mesi i majit, thuhet se rreth 17 për qind besojnë në mundësinë e teorive të ndryshme. Lidhur me këtë po qarkullojnë teori sipas së cilave, për shembull, miliarderi amerikan dhe filantropi Bill Gates do që gjatë procesit të vaksinimit të obligueshëm njerëzve, t’u futë në trup edhe një mikroçip, për t’i kontrolluar.
Për të përshkruar këtë fenomen, në Gjermani ekziston nocioni “teori komploti”. Por, kjo nuk është e saktë, sepse kjo nënkupton edhe ekzistencën e një teorie të bazuar mbi fakte, thotë pedagogia Pia Lamberty, nga Universiteti i Mainzit.
“Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, në një moment të caktuar kjo teori duhet të ndryshojë apo të hidhet si e pavërtetë”, thotë Lamberty. “Por kjo nuk ndodhë tek teoritë e komplotit.”
Këshilltari politik Johannes Hillje, shkruan në Twitter se nocioni “teori” tingëllon madje si një nocion me baza shkencore, që nuk e meriton. Hillje ka frikë se “teoritë e komplotit” mund të kuptohen madje si një “kundërteori” e atyre shkencore.
Pia Lamberty pohon se duhet bërë dallime mes mitologjive dhe tregimeve të sajuara. Ka raste të shumta të përhapjes së rrëfimeve dhe teorive të ndryshme, si në rastin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA apo vdekjes tragjike të princeshës Diana, sepse ka dhe pohime se ajo ende është gjallë. Kohët e fundit janë dëgjuar teori dhe rrëfime të ndryshme për Gates, miliarderin hungarezo-amerikan George Soros dhe persona të tjerë. Mitet plotësohen dhe zgjerohen me kohë, përmes rrëfimeve të tjera dhe dikur humbin tërësisht lidhjen me realitetin.
Disa rrëfime janë kaq komplekse sa që krijojnë një pamje të ngjashme me ideologjitë. Në rrjete dhe faqe të ndryshme po përhapen edhe pohime si ato, që në ShBA po mbahen nga një grup sekret, me mijëra fëmijë të rrëmbyer dhe se persona të caktuar po pinë gjakun e tyre, për të mbetur të rinj. Personat që përhapin teori të këtilla thonë se presidenti amerikan Donald Trump është ai që do t’i eliminojë gjërat e këtilla. Ndërsa, paraardhësi i tij Barack Obama dhe ish-kundërshtarja e Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton, llogariten si anëtarë të këtij grupi. Qarqet e këtilla thonë se këto të dhëna janë siguruar nga një burim anonim i lartë qeveritar, me shkallën e sigurisë “Q” nga – “QAnon”.
Një shembull tjetër i ideologjive konspirative është ajo e të ashtuquajturve “Reichsbürger”, të cilët në esencë thonë se “Rajhu gjerman ende ekziston, ndaj institucionet e Republikës Federale të Gjermanisë nuk janë legjitime”. Persona të tillë përfaqësojnë pozita radikale të djathta, të afërta me grupe të tjera që përgatiten për skenarë të ndryshëm të luftërave apo përmbysjes së botës. E sa të rrezikshme janë ideologjitë e këtilla konspirative tregon edhe rasit kur një “Reichsbürger” ka vrarë në tetor të vitit 2016 edhe një polic.
Persona të këtyre grupeve, rrëfyesit e teorive konspirative dhe ekstremistët janë përzier së fundi me njerëzit që po protestojnë kundër masave të qeverisë për koronaviruin. Ndaj ministri i Brendshëm Horst Seehofer ka vendosur që për herë të parë të ndalojë një grup të tillë të “Reichsbürger”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Suedia në BBVK: Vëllai i Xhenetës vjen me urgjencë në Kosovë
Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë
Autoritetet zvicerane dëshpërojnë huliganët serbë – ua marrin flamujt provokativ nga dora
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Drenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët