Më së shumti raste aktive me Covid-19 ka në Shkup, pas të cilit vijojnë Tetova, Shtipi, Kumanova dhe Velesi.
Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) tregojnë se në vend, në këtë moment ka gjithsej 606 raste aktive. Prej tyre, 298 janë në Shkup, 83 në Tetovë, 68 në Shtip, 55 në Kumanovë dhe 27 në Veles.
Nga komunat në Shkup dhe rrethinë, më së shumti raste aktive janë evidentuar në Çair, Saraj dhe Butel. Në Çair ka 73 raste, në Saraj 44, në Butel 37, ndërsa 33 në Aerodrom dhe 31 në Gazi Babë.
Në Studeniçan dhe Karposh, sipas të dhënave të fundit të ISHP-së, janë regjistruar 13 raste aktive, në Kisella Vodë 11, në Ilinden, Shuto Orizarë dhe Gjorçe Petrov 9, në Qendër 8, në Petrovec 4 dhe në Haraçinë dhe Sopishtë nga dy raste aktive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251