LAJMI I FUNDIT:

​Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

​Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencën për media, ka njoftuar sesi Komunë ka aktivizuar të gjitha shërbimet që janë të parapara me pakon e tretë të lehtësirave në përballjen me pandeminë globale COVID-19.

“Gjatë gjithë aktivitetit që institucionet komunale kanë ndërmarrë në këtë periudhë të përballjes me pandeminë COVID-19 së bashku edhe me institucionet në nivelin regjional, kanë qenë në shërbim të sigurisë dhe ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve. Ditëve të fundit të muajit maj është bërë dezinfektimi i objekteve fetare. Jemi duke punuar që çerdhet e Gjilanit të normalizohen deri me datën 3 qershor. Kjo për arsye që vendimi dhe rekomandimi për masat mbrojtëse kanë ardhur shumë vonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se deri të mërkurën do të jetë gjithçka gati, që fëmijët në çerdhe dhe nxënësit në klasat e nënta të jenë të sigurt dhe të mbrojtur në institucionet arsimore, duke përfshirë kështu edhe përgatitjet që Drejtoria e Arsimit duhet t’i bëjë edhe për testin e arritshmërisë dhe atë të maturës.


Haziri ka njoftuar, po ashtu, se rastet e të prekurve me COVID-19 janë duke shkuar drejt shërimit të plotë dhe, sipas tij, këtë do ta kuptojmë pas testimit që është planifikuar të bëhet gjatë kësaj jave, me shpresën që rezultatet do të dalin negative.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori