Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve tha se kjo duhet të shërbejë për avancimin e të drejtave të tyre.
Bajrami në një mesazh urimi për fëmijët tha se fëmijët janë pjesa më vitale dhe më e rëndësishme e një shoqërie, meqë nga ta varet e ardhmja prosperuese e një vendi.
Lexoni të plotë mesazhin e ministres Bajrami:
1 Qershori është ditë feste për fëmijët. Me këtë rast, të gjithë fëmijëve këtu në Kosovë, e gjithandej në botë ua uroj këtë ditë, me dëshirën më të madhe që ditë si këto të shërbejnë për të festuar avancimin e drejtave tuaja. Ka gati një shekull që kjo ditë ka filluar të respektohet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve dhe tradicionalisht 1 Qershori festohet në shumicën e shteteve. Fëmijët janë pjesa më vitale dhe më e rëndësishme e një shoqërie, meqë nga ta varet e ardhmja prosperuese e një vendi.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shërben edhe për të rritur vetëdijen tonë publike dhe për të fuqizuar edhe më shumë avokimin për të drejtat e fëmijëve. Ndër vite, organizatat ndërkombëtare kanë ndërmarrë shumë iniciativa të cilat kanë për qëllim rritjen e shkallës së përfshirjes të fëmijëve në arsim.
Më lejoni të theksoj që përkushtimi i institucioneve tona për avancimin e të drejtave të fëmijëve është i pandalshëm, dhe do të jetë i tillë në vazhdimësi, gjë që e reflekton korniza jonë ligjore e bazuar në instrumentet ndërkombëtare, veçanërisht Konventën për tё Drejtat e Fëmijës.
Në përputhje me legjislacionin aktual, MAShTI angazhohet që të sigurojë qasje gjithëpërfshirëse të arsimimit falas e cilësor, në bazë të mundësive të barabarta dhe pa diskriminim. Po ashtu, MAShTI ka për qëllim që të inkurajojë mësim-nxënien gjatë gjithë jetës, të zhvillojë respektin e fëmijës për identitetin kulturor dhe respektin për kulturat e ndryshme si diversitet e pasuri shoqërore.
Me integrimin e përmbajtjeve mësimore nga fusha e të drejtave të njeriut (fëmijëve) në sistemin tonë ne synojmë formimin e individit të aftë të jetojë në një shoqëri demokratike, të njohë dhe të përvetësojë vlerat themelore të demokracisë që mbështeten në respektimin e të drejtave të njeriut, të tolerancës dhe solidaritetit njerëzor. Bashkë me partnerët tanë sikurse UNICEF, Save the Children, e shumë të tjerë, jemi duke i trajtuar temat e ndjeshme për të tejkaluar barrierat e mundshme në fushën e arsimit, por edhe elementet tjera që mund ta cenojnë mbarëvajtjen e sistemit arsimor dhe të drejtat e fëmijëve.
Kohëve tё fundit, në kohë pandemie, tё gjithë jemi përkushtuar dhe mobilizuar për organizimin e mësimit online, duke iu përshtatur kushteve të izolimit dhe duke synuar përmbushjen e detyrimit tonë karshi tё drejtës së secilit individ e veçanërisht secilit fëmijë për arsim. Brenda kësaj ndërmarrjeje të madhe jemi kujdesur për mësimin e të gjitha grup moshave që nga fëmijëria e hershme e deri te arsimi i lartë dhe jemi dëshmitar të punës sё madhe e tё mirё tё mёsimdhёnёsve tanë tё tё gjitha niveleve, përfshirë dhe mësimin nё distancё pёr fёmijёt me aftësi tё kufizuara. Gjithsesi urojmë t`i kthehemi sa mё shpejt normalitetit dhe fuqizimi i mësimit online do tё mbetet vlerë e shtuar e sistemit arsimor nё vazhdimёsi!
Fëmijë të dashur, me kënaqësi ju njoftoj që dyert e MAShTI-t do të jenë gjithmonë të hapura për t’ju pritur që së bashkë të festojmë arritjet tona të përbashkëta në fushën e të drejtave tuaja”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i KE-së: 10 për qind e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite