LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Vazhdon të rritet numri i të infektuarve, autoritetet apelojnë për respektim të masave

Maqedoni: Vazhdon të rritet numri i të infektuarve, autoritetet apelojnë për respektim të masave

Ka vazhduar rritja e rasteve të reja të COVID-19. Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 62 raste të reja, por edhe dy viktima. Pas lehtësimit të masave, shfuqizimit të orës policore dhe hapjes graduale të ekonomisë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave mbrojtëse siç janë mbajtja në distancë prej dy metrash, mbajtja e mbulesës mbrojtëse në gojë dhe hundë dhe mos grupimi. Sipas tyre, pa i zbatuar këto masa, virusi do të vazhdojë të përhapet edhe më tej.

Ata njoftuan se nëse nuk respektohen masat e mbrojtjes, masat kufizuese mund të rivendosen për disa komuna dhe zona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Masat kufizuese për disa zona do të varen më së shumti nga qytetarët, nga respektimi i masave, ka thënë kryeministri Oliver Spasovski. Ai ka ftuar qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme të respektojnë masat.


“Ne kemi paralajmëruar para disa ditësh se masa rigoroze ose kufizuese janë të mundura për disa zona të caktuara ku ka rritje të numrit të qytetarëve të infektuar. Kjo do të varet më së shumti nga qytetarët dhe respektimi i masave, ata që janë në izolim për shkak se janë kontakte të drejtpërdrejta nga dikush që është pozitiv në Kovid-19, duhet të mbeten atje dhe të respektojnë të gjitha masat. Sa më shumë të respektojmë masat aq më shumë do të kemi ulje të kufizimeve”, ka thënë Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria mendon për vënien e masave rigoroze për disa zona ku ka numër më të madh të personave të infektuar.

Poashtu, thirrje për respektimin e masave bëri edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Që nga fillimi i krizës së koronavirusit, në çdo paraqitje publike kam përsëritur një gjë – ne do ta mposhtim virusin me shumë disiplinë dhe respektim të pakushtëzuar ndaj masave. Ata që nuk besojnë në këtë, duhet të shikojnë gjendjen në Komunën e Dibrës. Dibra ishte komuna e parë që hyri në karantinë, ndërsa sot është komunë që nuk ka asnjë rast të vetëm të ri për javë të tëra. Kjo është meritë e qytetarëve dhe sjellja e tyre e disiplinuar”, ka shkruar në Facebook, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 2.226, numri i pacientëve të shëruar është 1.552, numri i rasteve të vdekjeve është 133, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 541./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet

Drejtësi
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Kronika e Zezë
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Këshilltari i Kurtit i përgjigjet ambasadorit gjerman: Kosova ka zgjidhje kompromisi, Serbia po kushtëzon

Lajme
Kalo në kategori