LAJMI I FUNDIT:

Tre pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Tre pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë duke u trajtuar 10 raste me COVID-19. Tre nga këta janë në gjendje më të rendë dhe po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Infektologu Salih Ahmeti thotë se gjendja e pacientëve të tjerë është stabile, megjithatë nuk pritet që gjate ditës të lirohet ndonjë pacient për shtëpi.

“Ne në klinikë sot i kemi të shtrirë 10 raste me COVID-19 pozitiv. Prej tyre janë në gjendje më të rëndë me oksigjeno-terapi, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile, në gjendje të mirë. Dhe presim këtyre ditë të jenë të gatshëm të shkojnë në shtëpitë e tyre…Tre këta pacientë janë në kujdesin intensiv, njëri prej tyre është në repartin e kujdesit intensiv, dhe tre janë me oksigjeno-terapi”, thotë Ahmeti, për KosovaPress.


Ahmeti thotë se personat të cilët po trajtohen në Infektivë, janë të moshës mbi 60 vjeçare. Ndërkohë që sipas tij, që për asnjë pacient nuk priten rezultatet gjatë ditës.

“Sot jo, ne presim nesër t’i testojmë për mundësinë e negativizimit, por besoj që ata gjatë javës duhet me qenë të gatshëm që të kthehen në shtëpitë e tyre… Sot nuk kemi ndonjë që është duke pritur rezultate, të shofim gjatë ditës nëse vjen ndonjë pacient ne ia marrim mostrat dhe i presim rezultatet”, thekson Ahmeti.

Nga 13 marsi kur janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, janë identifikuar 1070 raste, 841 janë shëruar, ndërsa 30 kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën gjashtë raste të reja me coronavirus në Kosovë, pas kryerjes së 220 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, Instituti ka njoftuar se nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus janë shëruar edhe 12 persona, duke e çuar numrin total të të mbijetuarve në 841.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës kanë raportuar për 1,070 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 30 persona kanë vdekur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori