LAJMI I FUNDIT:

Italianët e mërzitur nga mbyllja shkaku i pandemisë, protestojnë nëpër rrugët e Romës dhe Milanos

Italianët e mërzitur nga mbyllja shkaku i pandemisë, protestojnë nëpër rrugët e Romës dhe Milanos

Të mërzitur shkaku i mbylljes si pasojë e pandemisë, italianët kanë protestuar nëpër rrugët e Romës dhe Milanos, ndërsa pretendonin se ky virus as që ekziston.

Derisa kundërshtonin rregullat e ashpra shkaku i mbylljes, protestuesit kërkonin që qeveria e kryeministrit Giuseppe Conti të zëvendësohet me një qeveri kombëtare, si dhe të kthehet lira italiane, transmeton Telegrafi.

Bizneset italiane janë hapur pas një mbyllje prej më shumë se dy muajsh, por shumë italianë po kërkojnë që të largohen masat dhe gjithçka të hapet menjëherë.


Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodhën këtë mëngjes në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancës sociale derisa askush nuk mbante maska për fytyrën.

Këto kërkesa, vijnë nga ky shtet, që është ndër më të prekurit nga coronavirusi, me 232,644 të infektuar dhe 33,340 viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori