Hana Naka, një stomatologe nga Prishtina, ka bërë të ditur se tashmë ka marrë masa të shtuara për shkak të pandemisë në mënyrë që ajo, stafi i saj dhe pacientët të mos infektohen nga coronavirusi i ri.
Stomatologët në Kosovë tashmë kanë filluar punën pas disa muajsh pushimi mirëpo sipas tyre ata hyjnë në një nga kategoritë më të rrezikuara për infektim. Arsyeja është se ata duhet të shërojnë dhëmbët në gojë, që konsiderohet si burimi kryesor i përhapjes së virusit.
“Puna e stomatologëve jo vetëm në kohën e pandemisë me COVID-19, konsiderohet si profesion me rrezikshmëri, për shkak të vetë natyrës që e ka. Koha e pandemisë e ka vështirësuar edhe më shumë, pasi puna jonë është direkt me gojën, si dhe instrumente që punojnë me presion të ajrit dhe ujit. Gjitha spërklat na bien në fytyrë, andaj koha e pandemisë ka qenë sigurisht e rrezikshme”, tha Naka.
Përkundër vështirësive, asnjë stomatolog në Kosovë nuk është prekur nga COVID-19. Ata që punojnë në sektorin publik që nga fillimi i pandemisë kanë punuar me orare të shkurtuara, dhe një sistem pune i tillë po vazhdon edhe sot, derisa ata në sektorin privat i janë kthyer punës normale.
Ferit Koçani, profesor i lëndës për Sëmundje të Dhëmbit me Endodoncion, në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës, tha se prej kohës kur është shfaqur rasti i parë në Kosovë me COVID-19, është formuar komisioni dhe është bërë protokolli i veprimit.
Sipas tij, masat standarde mbrojtëse që i ndjekin në punën e përditshme kanë qenë të pamjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit, sidomos tek pacientët që nuk e dinë se e kanë këtë virus, pra ata pa simptoma.
“Ajo që ka ndryshuar gjatë kohës së pandemisë, është numri i reduktuar i pacientëve, pasi masa e parë e domosdoshme ka qenë të trajtohen pacientët emergjent, dhe urgjent. Me pranimin e pacientëve kemi përfillur protokollet, duke dezinfektuar gjithçka përreth vazhdimisht, duke përdorur masat mbrojtëse speciale për personel dhe kjo ka ndikuar që asnjë nga punëtorët shëndetësorë dhe asnjë nga pacientët që është trajtuar në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës, nuk është prekur me koronavirus”, tha Koçani.
Xheladin Ujkani, stomatolog, që punon kryesisht me fëmijë të moshave 2 vjeç e tutje thotë se tashmë po zbaton protokoll të lartë të sigurisë gjatë punës me pacientë, pasi që siç thotë ai me fëmijët duhet pasur kujdes të shtuar.
“Duhet të them se nuk e lehtë të punohet si stomatolog në kohë pandemie, pasi që distance sociale është e pamundur. Në rast se lajmërohen pacientët që janë me COVID-19, kemi planin, duke përdorur gjatë punës uniforma special duke u mbuluar komplet koka dhe trupi, ndonëse nuk kemi pasur raste të tilla, por që kemi bërë përgatitje”, tha Ujkani.
Profesionistët shëndetësorë të stomatologjisë, thonë se duke u bazuar në shumë punime dhe hulumtime shkencore, ka pasur pak raste të stomatologëve të prekur me COVID-19.
Sipas tyre kjo është e mundur për arsye të disiplinës që e kanë treguar stomatologët ndër vite duke i dhënë rëndësi higjienës, përdorimit të maskave e të dorëzave./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj: Kosova nuk mund të përparojë pa miq, NATO është çelësi i sigurisë dhe përparimit
Përmbyset kamioni me tulla, trafik i rënduar në autostradën Lushnje-Fier
I bllokohet arma në një poligon të Novobërdës, por më pas aksidentalisht i shkrepi arma duke qëlluar një zyrtar policor
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës