LAJMI I FUNDIT:

Nis ngritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Nis ngritja e çmimeve të derivateve në Kosovë

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë ka nisur të ngrihet.

Sipas shoqatës së naftëtarëve, kjo ngritje që ka nisur vjen për shkak se në fillim të muajit maj është vendosur që të reduktohet prodhimi i derivateve, gjë që ka sjellë ndikim edhe në Kosovë.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), në një takim të mbajtur këtë muaj ka vendosur të reduktojë prodhimin e derivateve dhe me këtë rast çmimet do të rriten.


“Çmimet në Kosovë sot sillen për dizelin 0.85 cent, ndërsa për benzinën 0.84 cent. Në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur të organizatës OPEC u vendos që të reduktohet prodhimi i derivateve ku kur të kemi reduktim, çmimet rriten. Çmimet e rritjes kanë reflektuar edhe te ne në Kosovë. Kemi rritje te çmimit me shumicë, por me pakicë nuk kanë lëvizur”, ka deklaruar Berjani për KP

Berjani ka thënë se pandemia e coronavirusit i ka shkaktuar humbje të mëdha sektorit të naftës. Sipas tij dëmet kanë qenë të mëdha, ndërsa ka theksuar se për shkak të dëmeve në sektorin e naftës edhe të hyrat e shtetit janë shumë më të ulëta.

“Sa i përket sektorit te naftës gjate kësaj pandemie humbjet kanë qenë të mëdha ky sektor e ka mbushë buxhetin e Kosovës mbi 30%. Gjatë pandemisë ky sektor ka punuar me kapacitet 10 deri 20 %. Rast konkret në vitin e kaluar ne këtu kohë brenda 24 orëve kanë hy rreth 120 autobota ndërsa sot hyn përafërsisht 30 deri në 40 autobota. Përveç bizneseve qe janë dëmtuar edhe te hyrat e shtetit janë shumë ma te ulëta”, ka theksuar ai.

Berjani ka kërkuar ndihmë nga shteti në përkrahje të kompanive të naftës.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ditë më parë vendosi masë ndëshkuese prej më shumë se katër milionë eurosh për 14 kompani të derivateve për kurdisje të çmimeve. Sa i përket këtij dënimi, Berjani ka thënë se Shoqata e Naftëtarëve e ka kundërshtuar këtë vendim, sepse, sipas tij, nuk ka pasur marrëveshje apo kurdisje të çmimeve, derisa u shpreh i bindur se Gjykata do t’i shqyrtojë këto lëndë drejtë dhe këto kompani do të fitojnë rastin.

“Shoqata prapë ka kundërshtuar dënimin e 14 kompanive, se nuk ka pasur marrëveshje, por tash të gjitha kompanitë i kanë kundërshtuar. Besoj që gjykata do t’i shqyrtojë këto lëndë drejtë dhe këto kompani do të fitojnë rastin se nuk ka pasur kurdisje të çmimit apo marrëveshje”, ka shtuar ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

​Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

Ekonomi
Kalo në kategori