Qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur me drejtimin aktual të politikës në vend, kështu thuhet në anketën “Pulsi Publik 18” e realizuar nga UNDP.
Në raportin e UNDP-së, të publikuar sot, thuhet se më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet tutje në raport, ky nivel i pakënaqshmërisë është rritur me 12.7 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2019.
“Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës. Ky nivel i pakënaqshmërisë është rritur me 12.7 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2019. Niveli i kënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës arrin vetëm 10.6%, ngjashëm me nëntorin 2019 (10.2%).Gjithsej 19.7% e të anketuarve deklaruan se kanë qëndrim neutral për këtë çështje, që përbën një rënie prej 13.7 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019”, thuhet në raport.
Më poshtë lexojeni të plotë sondazhin e publikuar nga UNDP:
“Në vijim disa nga të gjeturat kyçe nga përmbledhja e fundit:
Nivelet e kënaqshmërisë me punën e institucioneve kyçe ekzekutive dhe legjislative në Kosovë janë më të lartat të regjistruara nga anketat e Pulsit Publik që nga viti 2010. Kënaqshmëria e regjistruar me punën e ekzekutivit është 60.7%, që përbën një rritje prej 46.3 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019 kur ishte 14.4%.
Niveli i kënaqshmërisë së regjistruar me punën e Kryeministrit është 65.4%, kurse me punën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës ka arritur vlerën rekord prej 72.4% kundrejt 20.7% dhe 20.5% të regjistruar në nëntor 2019 dhe maj 2019.
Përkundër rritjes së niveleve të kënaqshmërisë me institucionet kyçe, ka rritje të pakënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës. Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës.
Anketa e opinionit ka regjistruar një rritje të Indeksit të Demokratizimit (ID) që aktualisht është 1.53, që përbën nivelin më të lartë të regjistruar nga Pulsi Publik që nga viti 2010.
Mund të vërehet një rënie në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), që ka rënë nga 1.05 në 0.98, duke sugjeruar se më shumë se dy të tretat e kosovarëve janë të brengosur me zhvillimet ekonomike në Kosovë.
Perceptimet lidhur me problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen Kosovarët vazhdojnë të jenë të njejtat: për 37.2% të të anketuarve është papunësia, e ndjekur nga korrupsioni (23.5%) dhe varfëria (15.3%).
Ngjashëm me anketat e tjera në të kaluarën, gjetjet tregojnë se shumica e të anketuarve (52.7%) i kanë formuar perceptimet e tyre për praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë nga mediat.
Kjo anketë nxjerr në pah ndjenjën e fuqizimit të qytetarëve përballë politikës në Kosovë. Në pyetjen nëse vota e tyre mund ta ndryshojë situatën në Kosovë, një numër shumë i madh i të anketuarve (46.7%) deklaruan se vota e tyre mund të sjellë ndryshime. Gjetjet gjithashtu tregojnë se 70.2% e të anketuarve do të votonin për një parti të caktuar politike ose një koalicion, nëse zgjedhjet qendrore do të zhvilloheshin në të ardhmen e afërt.
Të anketuarit u pyetën edhe për njohuritë e tyre në lidhje me të drejtën e tyre për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër. Gjithsej 19.5% thanë se dine shumë për këtë temë, 36.8% pohuan se kanë njohuri mesatare, kurse 36.9% e të anketuarve thanë se pak dine për këtë temë.
41% e të anketuarve thanë se kanë zvogëluar shpenzimet, ndërsa 15.3% huazuan para dhe 14.1% vazhduan të punojnë për të përballuar krizën pandemike.
Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se COVID-19 ka ndikuar negativisht në mirëqenien ekonomike të të gjitha komuniteteve etnike: 65.7% e shqiptarëve dhe serbëve dhe 74.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës raportuan ndikim negative të COVID-19 në mirëqenien e tyre ekonomike.
Shumica e të anketuarve nga të gjitha komunitetet etnike raportuan ndikim negative të COVID-19 në shëndetin e tyre mendor: 59.2% e shqiptarëve të Kosovës, 65.2% e serbëve të Kosovës dhe 64.5% e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës.
Shumica e të anketuarve (78.8%) u deklaruan të kënaqur me reagimin e institucioneve publike ndaj krizës së shkaktuar nga shpërthimi i COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë