LAJMI I FUNDIT:

Këshilli për Siguri sot vendos për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni

Këshilli për Siguri sot vendos për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni

Këshilli për Siguri sot në do të vendosë për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Sot është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa presidenti Pendarovski nga 18 marsi deri sot ka marrë tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Në dy raste kohëzgjatja ishte 30 ditë ndërsa në të tretën ishte vetëm 14 ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, në mbledhje, krahas anëtarëve të përhershëm të këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski do të merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.


Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Stevo Pendarovski do të jep deklaratë për media.

Ndryshe, kryeministri të enjten deklaroi se po bëhen vlerësime nëse duhet të kërkohen gjendje e re të jashtëzakonshme, por theksoi se pas përfundimit të të njëjtës, sipas Kushtetutës dhe ligjeve, duhet të vazhdojnë aktivitetet zgjedhore që u ndaluan për shkak të pandemisë, dhe në afat prej 22 ditëve duhet të mbahen zgjedhjet e ardhshme kuvendare./Telegrafi/