LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Parregullsi në punën e kafeneve dhe restoranteve

Maqedoni: Parregullsi në punën e kafeneve dhe restoranteve

Ditën e parë pas hapjes së objekteve gastronomike, inspektorët e tregut kanë regjistruar një sërë shkeljesh të rregullave për punë nëpër lokale. Masat e parandalimit nga virusi përveç gastronomët, i kanë shkelur edhe klientët. Inspektorët që kanë qenë në terren janë nënçmuar dhe ofenduar nëpër këto objekte. Paunovski paralajmëroi gjoba për mos- respektimin e protokolleve.

“Ne si inspektorat shtetëror i tregut duhet të dalim dhe them përsëri që vetëdija dhe kujdesi i qytetarëve tanë, sidomos i gastronomëve nuk është në nivel, për këtë prej sot dalim në çdo vend ku konstatojmë shkelje dhe mos- respektim të protokolleve të miratuara nga Qeveria dhe do të detyrohemi të shqiptojmë masa ndëshkuese”, deklaroi Stojko Paunovski.


Problemi kryesor i Grupimit të pronarëve të restoranteve dhe kafeneve është mënyra se si duhet të identifikohen mysafirët nëpër lokale. Gastronomët thonë se nuk kanë kurrfarë autorizimi të kërkojmë informacione nga vizitorët.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm, do të thotë ata katër persona edhe nëse nuk janë të ulur këtu, para ardhjes kanë qenë bashkë, më kuptoni, edhe nëse ne i kufizojmë, ato katër persona që kanë qenë të ulur bashkë në një objekt gastronom…mbetet në vetëdijen e tyre sociale se çfarë po ndodh për momentin” tha Martin Angellovski.

Protokollet e punës i ka përgatitur Komisioni i sëmundjeve ngjitëse. Sot prej atje nuk morëm përgjigje nëse një pjesë e rregullave të punës do të ndryshohet pasi nuk u përgjigjën në thirrjet tona. Inspektorati apelon për vetëdije më të lartë të qytetarëve gjatë vizitës së restoranteve dhe kafeneve. Kurse gastronomët vlerësojnë që me këtë protokoll për punë nuk kanë leverdi ekonomike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori