LAJMI I FUNDIT:

Kompania britanike që po zhvillon një vaksinë kundër coronavirusit: Mund të na duhet të infektojmë disa njerëz

Kompania britanike që po zhvillon një vaksinë kundër coronavirusit: Mund të na duhet të infektojmë disa njerëz

Drejtori i Përgjithshëm i AstraZeneca, që po zhvillon një vaksinë kundër coronavirusit në Universitetin e Oksfordit, tha që infektimi i disa njerëzve mund të bëhet një opsion nëse provat zhvillohen në pengesa.

Kompania farmaceutike britanike filloi fazën e dytë dhe të tretë të zhvillimit të vaksinave javën e kaluar dhe po kërkon rreth 10,000 të rritur dhe fëmijë në Britani për testime, transmeton Telegrafi.


Një numër i pjesëmarrësve do të duhet të infektohen në mënyrë që të lexojnë të dhënat gjatë studimit gjatë disa muajve të ardhshëm për të qenë të besueshëm.

I ashtuquajturi testimi njerëzor është diskutuar nga shkencëtarët si një mundësi alternative, dhe një pjesë e procesit është infektimi me dashje i vullnetarëve që do të marrin vaksinën.

“Ne po garojmë me kohën. Ne shohim se në Evropë sëmundja tashmë po bie”, tha Pascal Soriot në një konferencë për mediat online.

“Shumë shpejt niveli i sëmundjes do të jetë i ulët dhe do të vështirësohet, kështu që ne duhet të punojmë shumë shpejt”.

Kompanitë dhe institutet kërkimore aktualisht janë duke punuar në më shumë se 100 vaksina, rreth 10 prej të cilave po testohen te njerëzit, për të parandaluar sëmundjen e frymëmarrjes për të cilën aktualisht nuk ka kurë dhe e cila ka vrarë rreth 350,000 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori