LAJMI I FUNDIT:

Besiktasi vihet pas Fidan Alitit dhe mbrojtësit të Llapit

Besiktasi vihet pas Fidan Alitit dhe mbrojtësit të Llapit

Sergen Yalcin ka nisur të projektojë skuadrën për sezonin e ri të Superligës së Turqisë.

Trajneri aktual i Besiktasit tashmë i di pikët e dobëta të ekipit që e morri ta drejtojë muaj më parë pas shkarkimit të Abdullah Avci.


Siç raporton mediumi sportiv, Fotomaç, strategu po kërkon që të përforcojë radhët e veta me disa emra të rinj dhe në mesin e tyre janë dy futolistë që kanë lidhje me Kosovën.

Njëri prej tyre është reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, i cili me sukses po paraqitet te klubi suedez i Kalmarit.

Së bashku me të, në listë është edhe qendërmbrojtës i Llapit, Emir Umit, i cili mund të luajë edhe si mesfushor defansiv, por ka pasur shumë pak paraqitje tek klubi llapjanas.

Umit pjesë e grupmoshave të Kosovës prej vitesh kërkohet nga klubet turke.

Alitin tashmë me ngulm po e kërkon trajneri turk, i cili ka marr raporte pozitive prej skautëve të skuadrës së famshme.

Kujtojmë se Besiktasi aktualisht zë pozitën e pestë të renditjes tabelore, përkatësisht ka nëntë pikë më pak se lideri Trabzonspor.

Ndryshe, kampionati turk pritet të rinisë më 12 qershor pas ndërprerjes muaj më parë shkaku pandemisë globale, Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori