Kryeministri i Mali të Zi, Dushko Markoviq, tha sot se vendimi i qeverisë për hapjen e kufijve, i cili aktualisht përjashton Serbinë dhe disa vende të rajonit, është bërë në përputhje me “standardet epidemiologjike” dhe hodhi poshtë pretendimet se ishte i motivuar politikisht.
“Nuk ka zemërim kur bëhet fjalë për shëndetin kombëtar. Ne dëshirojmë që Serbia të dalë sa më shpejt nga kjo situatë. Ne nuk duam t’i japim llogari askujt”, tha Markoviq në Parlamentin e Malit të Zi.
Mali i Zi do të hapë kufijtë e tij për nëntë anëtare të BE-së dhe Shqipërinë në fillim të qershorit.
Mundësia e hapjes së kufijve për “disa vende të tjera të rajonit” është njoftuar deri në momentin e urdhrit për hapjen e kufijve, por nuk specifikohet se cilat shtetet janë, transmeton KP.
Markoviq tha se ai nuk e di arsyen e deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e karakterizoi vendimin e Podgoricës si politik.
Beogradi zyrtar protestoi ashpër ndaj vendimit të autoriteteve në Podgorica.
Mbrëmë, një ditë pas vendimit të qeverisë malazeze, Serbia vendosi të ndalojë uljen e aeroplanit të kompanisë ajrore kombëtare të Malit të Zi në aeroportin e Beogradit.
Markoviq tha se nuk kishte bisedime me autoritetet në Serbi në lidhje me vendimin për kufijtë, dhe vlerësoi se Mali i Zi “nuk duhet të kërkojë një mendim se çfarë do të bëjë me atë që është në interes të tij”.
Markoviq shtoi se Mali i Zi do të jetë i hapur për qytetarët serbë kur ai vend të përmbush kriteret epidemiologjike 25 pacientë për 100,000 banorë.
Duke komentuar ndalimin e uljes në linjën ajrore të Malit të Zi, Markoviq tha se ishte një vendim “i pavarur dhe sovran” i Serbisë, të cilin Mali i Zi “e respekton”.
“Ne do të shohim se çfarë fshihet pas saj dhe sa do të zgjasë”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Trump nis zbatimin e ligjit për emigracionin, të huajt pa dokumente rrezikojnë burg
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij - çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Zelensky bën thirrje për unitet: Vetëm vendosmëria mund t'i ndalojë terroristët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite