LAJMI I FUNDIT:

Zvicra beson se autoritetet në Kosovë do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën

Zvicra beson se autoritetet në Kosovë do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Zvicra beson që autoritetet në Kosovë do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën, si dhe ligjet dhe rregulloret, për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë.

“Tetorin e kaluar, një shumicë e qytetarëve të Kosovës kanë votuar për ndryshime dhe u besuan përfaqësuesve të tyre jo vetëm që të kryejnë reformat kryesore, por edhe të nxisin një përgjegjësi më të madhe dhe të udhëheqin me shembull”, thuhet në fillim të një deklarate të ambasadës zvicerane në Prishtinë, të postuar në Facebook.


Sipas ambasadës zvicerane, që atëherë Qeveria dhe Qeveria në detyrë kanë demonstruar përkushtimin e tyre për të avancuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e qytetarëve.

“Zvicra beson se autoritetet do të vazhdojnë të respektojnë Kushtetutën, si dhe ligjet dhe rregulloret, për hir të paqes, demokracisë dhe rendit publik në Kosovë”, thuhet tutje në deklaratën e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë. /Telegrafi/