LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Shëndetësi kërkon nga Prokuroria që të shqyrtojë raportin e tenderëve në MSh

Komisioni për Shëndetësi kërkon nga Prokuroria që të shqyrtojë raportin e tenderëve në MSh

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është bërë shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj, tha se kanë marrë vendim që këtë material ta shqyrtojë Prokuroria e Shtetit.

“Ne si komision ditë më parë kemi pranuar një material nga MSh dhe e kemi analizuar dhe meqë nga anëtarët e komisionit pat ankesa në lidhje me dyshime për tenderët në këtë ministri, si komision me vetëm një abstenim votuam që të bëjmë një kërkesë për shqyrtim të këtij materiali nga organet e drejtësisë nga Prokuroria e Shtetit në lidhje me dyshimet për çmimet abuzive me tender, favorizimet kompanive të caktuar në tenderët e realizuar, kontrata të reja të lidhura, konflikte të mundshme të interesit të gjitha këto procedura që janë realizuar gjatë periudhës së pandemisë nga MSh-ja”, tha Reshitaj.


Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme që organet e drejtësisë të merren për dyshimet për keqpërdorime në tenderët nga Ministria e Shëndetësisë, sepse sipas saj kemi përgjegjësi edhe ligjore dhe morale ndaj qytetarëve që të kthejmë besimin në institucionet e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori