LAJMI I FUNDIT:

Shpallet kompania fituese për ndërtimin e parkut energjetik diellor të Karavastasë

Shpallet kompania fituese për ndërtimin e parkut energjetik diellor të Karavastasë

U finalizua ankandi ndërkombëtar për parkun fotovolkaik të Karavastasë. Fituese u shpall kompania franceze Voltalia, e cila kishte edhe ofertën më të ulët financiare me 24.89 euro për megavat.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se 30 kompani të mëdha paraqitën projektet, ndërsa 5 të tjera dhanë ofertat, megjithatë vetëm 1 arriti të kualifikohej.


“Ky nuk është thjesht lajm që sot u përmbyll me sukses, po është çmim me rekord 24.89. Kompania Voltalia, kapital 100 për qind francez”, tha Balluku.

Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama tha se së shpejti investimi do të fillojë të konkretizohet dhe bëhet fjalë për një investim mbi 100 milionë euro.

“Çmimi justifikon edhe atë mbyllje hermetike të ofertës. Arritëm të finalizojmë këtë proces. Sot jemi në gjendje të shohim konkretisht finalizmin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit tonë energjetik, duke përfshirë në mënyrë shumë domethënëse një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre të energjisë diellore në sistem. Nga ana tjetër një investim i huaj mbi 100 milionë euro që është i rëndësishëm që do të bëhet nga një kompani me prestigj të madh ndërkombëtar. Provë e vullnetit tonë për të rritur standardin, cilësinë e ofertave. Fakti që në këtë rast askush nuk më të ankohet për asnjë element, dhe se procesi ka pasur hije”, tha Rama.

Ai bëri publike edhe qëllimet e ardhshme të qeverisë në sektorin e energjisë. Një ndër to është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Sipas tij, ndërtimi i hidrocentralit do t’i jap fund përmbytjeve si rezultat i derdhjeve në kaskadën e Drinit.

“Do dalim në një proces tjetër për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Është një objekt strategjikisht i domosdoshëm, i vështirë, i komplikuar dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur në plan, por asnjëherë nuk e kanë shtyrë procesin deri në fund. Jemi përpjekur të gjejmë aktorët e duhur, që të mund të investoheshin për këtë projekt, por tanimë kemi vendosur që ta ndërtojmë me forcat tona. Do ta ndërtojmë Skavicën me 100 për qind shtet. Do të jete vështirë, por do të transformojë rrënjësisht sistemin, duke garantuar optimizimin e të gjithë kaskadës. Do të jetë fundi i derdhjes së ujit kur ka me tepri dhe i përmbytjeve që pasojnë si rezultat i derdhjes”, tha Rama. /TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori