Zëvendësministri në detyrë i Arsimit, Xhavit Rexhaj thotë se është duke u punuar në disa skenarë sa i përket fillimit të mësimit në shkolla.
Rexhaj në “RTV Dukagjini” thotë se një skenar është të fillohet vetëm me çerdhe ku janë rreth 7 mijë fëmijë që duhet të vendosen aty.
Ai thotë se nëse shkollat dezinfektohen vetëm një herë kostoja më optimale do të ishte 600- 700 mijë euro.
“Është kosto e madhe që Ministria e Arsimit nuk mund ta përballojë. As komunat nuk mund të përballojnë kosto të tilla prandaj edhe këto çështje duhet të merren parasysh”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Rexhaj thotë se qeveria duhet ta prioritizojë edhe çështjen e arsimit pasi sipas tij kjo fushë nuk është përfshirë as në pakon emergjente.
“Janë edhe shumë fëmijë që përbëjnë rreth 7% të gjithë nxënësve nuk kanë pasur pajisje apo qasje në internet që të përcjellin mësimin. Duhet të bëjmë diçka edhe për ata që të mos mbesin mbrapa”.
Zëvendësministri në detyrë i Arsimit thotë se mësimi në distancë i ka kaluar pritshmëritë pasi një numër shumë i madh i nxënësve e ka ndjekur mësimin online./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe