LAJMI I FUNDIT:

Haziri jep detaje për rastin e konfirmuar sot me COVID-19 në Gjilan

Haziri jep detaje për rastin e konfirmuar sot me COVID-19 në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se personi i cili është konfirmuar si rast pozitiv me COVID-19, sonte në gjilan është një bashkatdhetar, i cili nesër kishte planifikuar të udhëtojë për në Zvicër.

Këtë njoftim Haziri e bëri përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu dha bilancin e të infektuarve dhe të shëruarve në komunën që ai drejton.


“Dita77. IKSHP na njoftoi se në Gjilan e kemi një rast të ri pozitiv me #Covid-19. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar tonin, i cili ka pasur të udhëtojë nesër për në Zvicër dhe me kërkesën e tij i është nënshtrur testimit.Do të ritestohet sërish, por t’u konfirmuar. Përndryshe, nga 31 persona sa kanë qenë aktiv, 11 janë shëruar plotësisht dhe 21 i kemi aktiv me #Covid19. Po punojmë që edhe rastin e fundit ta mbyllim sa më shpejt”, shkruan Haziri.

Haziri tha se i kanë përgatitur edhe hamitë e kishat, për t’i hapur pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e objekteve fetare, teksa bëri të ditur se janë në kontakt edhe me Ministrinë e Arsimit për hapjen e shkollave.

“Ndërkohë, lajmi për hapjen e xhamive dhe kishave për besimtarët, na ka gëzuar shumë. Kemi bërë dezinfektimin e xhamive dhe në bashkëpunim me KBI’në, po e përgaitisim hapjen e faltoreve. Jemi në koordinim me ministren e Arsimit, lidhur me planet për shkollat dhe rolin e komunave. Po ashtu, ekonomia dhe sektori publik e privat janë riaktivizuar. Koha me largu kufizimin në qarkullim dhe hapjen e kufijve. Ju lutem që të vazhdoni akoma t’i përdorni masat preventive dhe ta mbani distancën sociale”, shkruan Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori