LAJMI I FUNDIT:

Kopshti Zoologjik i Shkupit u hap pas dy muaj e gjysmë

Kopshti Zoologjik i Shkupit u hap pas dy muaj e gjysmë

Kopshti Zoologjik i Shkupit i hapi dyert për vizitorët e parë pas dy muaj e gjysmë mospunë për shkak të epidemisë së coronavirusit.

Vizitorët gjatë hyrjes në kopshtin zoologjik duhet të mbajnë maska apo fasuletë dhe të mbajnë largësinë trupore të nevojshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu ndalohet rreptësisht afrimi te kafshët dhe poashtu nuk duhet të përdoret pjesët ku luajnë fëmijët.


Nga kopshti zoologjik informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, që në një moment të caktuar të mos krijohet turmë e madhe nëpër kopsht./Telegrafi/